E diel, 24 Tetor, 2021
19.5 C
Tirana

“Moshat e treta më të rrezikuara”, shefja e Infektivit flet për koronavirusin

Moshat e treta janë më me risk nga koronavirusi vdekjeprurës, e ndërsa fëmijët preken pak. Këtë e konfirmoi shefja e Infektivit në QSUT, Najada Como në studion e emisionit “Real Story” në “News 24”. Como shtoi se Shqipëria ka marrë masa shtesë, menjëherë pasi koronavirusi u përhap me shpejtësi në Itali.

“Më të cënuar janë moshat e treta, sepse ata kanë më tepër rrezik të preken nga sëmundje të ndryshme. Fëmijët për fat të mirë pak preken, dhe ky është një lajm i mirë. Nuk ka asnjë fëmijë viktimë. Duke qenë se Italia është një vend afër nesh, ne kemi marrë masa shtesë”, tha Como.

Larja e shpeshtë e duarve, mbulimi i gojës kur tështini, shmangia e prekjes me dorë të hundës, gojës dhe syve janë disa nga këshillat që Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë për qytetarët. Gjithashtu këshillohet që sipërfaqet të pastrohen me dezinfektantë me bazë klori ose alkooli.

Cilat janë simptomat e një personi të infektuar me koronavirus?

“Simptomat varen nga virusi, por shenjat e zakonshme përfshijnë simptomat e aparatit të frymëmarrjes: ethe, kollë, marrje fryme dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste më të rënda infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficencë të veshkave, madje edhe vdekje”.

Koronavirusi përballë fëmijëve, nënave shtatzëna dhe moshës së tretë

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...