E enjte, 16 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Masat për koronavirusin/ Ministria e Shëndetësisë: Ja kur duhen përdorur maskat

Përfaqësuesja e ministrisë së Shëndetësisë, Eugena Tomini ka informuar qytetarët mbi masat e marra në vend për koronavirusin.

Përmes një deklarate për mediat, Tomini tha se që nga dita e djeshme janë analizuar 8 raste të dyshuara për koronavirus dhe të gjitha sipas saj kanë dalë negative. Ajo deklaroi se survejanca e përforcuar në të gjithë pikat kufitare ajrore është bërë për ata 4700 persona, që janë vlerësuar me historik udhëtimi nga vendet ku ka pasur persona të prekur me këtë virus.

Tomini sugjeroi shtimin e masave për higjienën sanitare vetjake dhe shmangien e grumbullimeve në ambiente të mbyllura. Sa i përket maskave mbrojtëse, ajo sqaroi se ato duhen përdorur vetëm kur dyshohet se është sëmurë, apo ka pasur kontakte me persona të sëmurë.

“Nuk rekomandohet përdorimi i maskës kur nuk jeni sëmurë apo paraprakisht nuk keni rekomandim mjekësor.

Për personat që kanë ardhur nga Kina, studentë janë monitoruar e vlerësuar me vetëkarantinim, deri në një moment të dytë vetëkarantinimi do aplikohet. Çdo linjë udhëtimi e ardhur nga Italia monitorohet e vlerësohet sipas masave të OBSH. Nëse vihet nga zonat e nxehta si Lombardia, Veneto, ata nuk dalin nga karantina, masat e rrepta të marrë nga Italia po ndiqen”, tha ajo.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E vetmja mënyrë për të trembur Ramën

Nga: Dritan Hila Tashmë që janë trajtuar të gjitha variablet e seriozitetit apo ambiguitetit të sjelljes së Bashës ndaj Berishës dhe pasojat që do ketë...

Nëndetëset me energji bërthamore, Kina denoncon paktin SHBA-Britani-Australi

Kina ka denoncuar një pakt historik të sigurisë midis SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë, duke e përshkruar aleancën si "jashtëzakonisht të papërgjegjshme" dhe...

Mësimi nga mençuria e gjyqtarit Learned Hand

Nga: Irena Beqiraj Po jetojmë një periudhë të çmendur “skepticizmi” ndaj Amerikës. Mesazhet e shumë zyrtarëve të saj duken butaforike. Por historia na tregon që...

I zhdukur prej dy ditësh, 39-vjeçari gjendet pa shenja jete

Policia e Tiranës njofton se është gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar në zonën e quajtur "Kodrat e Selitës". Policia ka indentifikuar viktimën, shtetasi...

“Shqipëria do monitorohet nga kamerat”, ministri Çuçi zbulon planin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zbuluar sot në Kuvend objektivat e dikasterit që ai drejton në 4 vitet e ardhshme të 'Qeverisë Rama'....