Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Marrëveshje Rama-Basha? Meta: Nuk më shqetëson, pa ndërhyrjen time…

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Marrëveshje Rama-Basha? Meta: Nuk më shqetëson, pa ndërhyrjen time…

Presidenti Ilir Meta ka folur rreth zërave mbi një marrëveshje të mundshme midis kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Basha.

I ftuar në ‘Tempora’ në Ora News, Meta shprehet se gjatë gjithë kësaj periudhë ka insistuar përsëri për një bashkëpunim, për një marrëveshje, jo thjesht midis Ramës dhe Bashës, por midis pozitës dhe opozitës.

Sipas tij, kjo gjë nuk ka ndodhur pasi të dyja palët kanë vendosur kushte jo të arsyeshme.

“Unë jam përpjekur vazhdimisht për t’i ulur të dyja palët për të bërë marrëveshje sikurse ka qenë rasti i ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi nëse mbani mend. Pa ndërhyrjen time të vendosur mendoj që kurrë nuk do të kishte ndodhur dhe askush nuk do të merrte vesh se çfarë ndodhi dhe çfarë nuk ndodhi dhe sot nuk do të kishim rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Unë kam bërë çdo gjë edhe në kohën e kësaj çadrës së famshme për të shmangur atë situatë tepër konfliktuale, që ngjante shumë edhe me këtë situatën e tanishme edhe pse kam palë, kam qenë Kryetar Kuvendi dhe përfaqësues i një force të caktuar, kam bërë çdo gjë. Kam ftuar përfaqësuesit e PE-së, McAlister-in, kam dhënë kontribut maksimal që të ofrohej një paketë që Partia Demokratike të merrte një marrëveshje sa më dinjitoze për të garantuar një integritet të zgjedhjeve.

Më pas kemi pasur një marrëveshje për të cilën prapë kemi insistuar edhe pasi unë jam zgjedhur President, që duhet përsëri marrëveshje se nuk mund të hyhet pa Partinë Demokratike. Sigurisht se ç’lloj marrëveshje ishte ajo këtë e dëshmuan edhe zgjedhjet, pra nuk i shërbeu zgjedhjeve.

Gjithë këtë periudhë kam insistuar përsëri për një bashkëpunim, për një marrëveshje, jo thjesht midis Ramës dhe Bashës, por midis pozitës dhe opozitës dhe kjo gjë nuk ka ndodhur çuditërisht, të dyja palët kanë vendosur kushte jo të arsyeshme.

E para, zoti Rama ka thënë që nuk shtyjmë datën 30 qershor, ndërkohë që opozita kishte dalë nga parlamenti. Atëherë se për çfarë do dialogonte opozita kjo dukej qartë që e bënte të pamundur një dialog real nga pozita të pranueshme. Zoti Basha ka pasur ato kushtet e tij që nuk e njihte, nuk e pranonte zotin Rama, dhe mua kjo më është dukur e papranueshme”, tha Kreu i Shtetit.

Presidenti thotë se qytetarët shqiptarë duhet të marrin në dorë fatin e tyre, duhet të zgjedhin deputetët e tyre, sepse në Shqipëri ka humbur koncepti i zgjedhjes.

“Unë, i kam bërë të gjitha përpjekjet e mia dhe do t’i bëj dhe të jeni të sigurt që nuk ekziston një shqetësim i imi në rast se do të ketë një marrëveshje Rama-Basha.

Por absolutisht, që qytetarët shqiptarë janë mjaft të vëmendshëm që çdo marrëveshje në të ardhmen të mos riprodhojë krizë, por të garantojë një reflektim të dy palëve dhe ajo që është më e rëndësishme t’u kthejë atyre sovranitetin.

Qytetarët shqiptarë duhet të marrin në dorë fatin e tyre, duhet të zgjedhin deputetët e tyre, sepse këtu ka humbur koncepti i zgjedhjes, që jo vetëm në vend, por edhe nga mënyra sesi bëhen ato, kur bëhen edhe me kandidatë alternativë, sipas edhe atyre dosjeve problematike, që kanë rrjedhur edhe në mediat e huaja edhe këtu edhe kudo.

Por, edhe brenda partive shohim shumë më pak demokraci, jo vetëm parlamentare, por edhe demokraci partiake. Shohim shumë më pak figura të reja, me personalitet me një lloj pavarësie, të cilët do të ndihmonin shumë që politika shqiptare të kishte sa më shumë ngjyra, të ishte një politikë sa më përfaqësuese dhe të mos mbetej peng i politikave personale”, deklaron Meta.

 

Tags: edi ramailir metalulzim bashamarreveshjeshqetëson...

TË LIDHURA

Me 105 vota pro, opozita dhe PS miratuan ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore
Politikë

Me 105 vota pro, opozita dhe PS miratuan ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

22:27 | 06/11/2025
Parlamenti rrëzon me 77 vota kërkesën e PD për shkarkimin e Begajt
Politikë

Parlamenti rrëzon me 77 vota kërkesën e PD për shkarkimin e Begajt

22:25 | 06/11/2025
Projektligji për Barazinë Gjinore, Parlamenti e miraton me 77 vota pro
Politikë

Projektligji për Barazinë Gjinore, Parlamenti e miraton me 77 vota pro

22:24 | 06/11/2025
Next Post
Meta jep njoftimin: Në nëntor do të shpall këtë nismë

Meta jep njoftimin: Në nëntor do të shpall këtë nismë

Rama nxjerr videon: Papunësia ra në nivel historik 11.5 për qind

I kërkoi favore seksuale studentes, arrestohet pedagogu Denis Himci

I kërkoi favore seksuale studentes, arrestohet pedagogu Denis Himci







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025




TË FUNDIT

“Jam shkatërruar, ndjej sikur po humbas mendjen”volejbollistja e Dinamos për DW
Sport

“Jam shkatërruar, ndjej sikur po humbas mendjen”volejbollistja e Dinamos për DW

by mirseda
09:42 | 07/11/2025
0

Një volejbolliste braziliane në Shqipëri është detyruar t’i nënshtrohet një testi për përcaktimin e gjinisë pas shqetësimeve...

Punëtorët e RTK-së protestojnë për pagat, paralajmërojnë grevë

Punëtorët e RTK-së protestojnë për pagat, paralajmërojnë grevë

09:21 | 07/11/2025
Orban sot në Shtëpinë e Bardhë! Çfarë pritet të diskutohet mes dy liderëve

Orban sot në Shtëpinë e Bardhë! Çfarë pritet të diskutohet mes dy liderëve

09:08 | 07/11/2025
Me 105 vota pro, opozita dhe PS miratuan ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

Me 105 vota pro, opozita dhe PS miratuan ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

22:27 | 06/11/2025
Parlamenti rrëzon me 77 vota kërkesën e PD për shkarkimin e Begajt

Parlamenti rrëzon me 77 vota kërkesën e PD për shkarkimin e Begajt

22:25 | 06/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com