Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Maqedonia e Veriut lehtëson një sërë masash

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Maqedonia e Veriut lehtëson një sërë masash

Në Maqedoninë e Veriut nga sot ka nisur faza e parë e lehtësimit të masave, ku përfshihen një sërë sektorësh.

Lehtësimi i masave është bërë sipas kushteve të përcaktuara nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive dhe është miratuar nga qeveria.

Punën e kanë rinisur qendrat tregtare, – por jo dhe restorantet dhe kafenetë që gjenden në to – organet e administratës, auto-shkollat, trajnimet për sportet individuale në hapësira publike, bastoret sportive përmes sistemit të sporteleve, qendrat për edukim, trajnim dhe seminare për të rritur, Enti për rehabilitim dhe sektorë të tjerë.

“Miratimi i këtyre masave është si rezultat i masave sistematike gjithëpërfshirëse, të miratuara mbi bazën e rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive dhe analizave të tyre shkencore dhe studimeve të bëra nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Nga komisioni kemi marrë vlerësime se po hyjmë në një periudhë kur presim rënie të intensitetit të përhapjes së koronavirusit”, ka deklaruar kryeministri, Oliver Spasovski duke theksuar se paralajmërimet e tilla hapin mundësinë për kalimin në fazën e dytë të lehtësimit të masave kufizuese.

Nisja e lehtësimit të masave është mirëpritur nga bizneset, të cilat thonë se po përballen me pasoja të rëndë ekonomike, rënie të vëllimit të punës, mbylljen e tyre dhe largimin e punëtorëve nga puna.

“Kjo situatë me koronavirus ka ndikuar shumë negativisht dhe të them të drejtën mezi po arrijmë të mbijetojmë, pasi që nga 19 marsi e mbyllëm zyrën dhe funksionuam vetëm me një sektor, atë për transferimin e parave”, thotë Bujamin Hasani, drejtues i një agjencie turistike.

“Një biznes privat, të mbetet gjashtë javë pa shitje është shumë e rëndë… unë nga kjo punë ushqehem, shkolloj fëmijët, kam prindërit, duhet të kujdesem për ilaçet e tyre, se di, e kemi vështirë të bëjmë edhe pagesat e ujit e të energjisë elektrike”, thotë Skënder Limani, pronar i një dyqani në Shkup.

Drejtuesit e bizneseve kërkojnë nga institucionet që sa më shpejt të dalin me masa konkrete për fazën e dytë, që parasheh lehtësime të mëtejmë.

Kryeministri maqedonas, Oliver Spasovski ka thënë se të gjitha subjektet do të njoftohen me kohë për masat që pritet të miratohen. Sipas tij, stabilizimi i gjendjes do të mundësonte rimëkëmbjen e ekonomisë, por edhe mbajtjen e zgjedhjeve për të cilat, javën e ardhshme sërish do të bisedojnë liderët e partive politike.

“Jam i bindur se faza e parë do të pasohet me uljen e mëtejshme të kërcënimit nga koronavirusi, që zgjedhjet parlamentare të mund të realizohen, në mënyrë që të kemi rrethana të reja, të mbështesim dhe ndihmojmë ekonominë tonë, e cila po bëhet më dinamike dhe më e shpejtë”, ka theksuar Spasovski.

Faza e dytë, që pritet të nisë nga java e ardhshme, do të përfshijë rinisjen e punës së restoranteve, kafeneve dhe objekteve tjera shërbyese, por nën masa dhe protokolle të rrepta për të mos rrezikuar shëndetin e qytetarëve.

Kryeministri Spasovski ka thënë se gjatë kësaj periudhe do të vazhdojnë kontaktet me autoritetet e vendeve fqinje mbi mundësinë e hapjes së kufijve, por edhe të aeroporteve, duke ndjekur masat që po ndërmarrin shtetet evropiane dhe më gjerë.

Nga fundi i muajit maj dhe fillimi i qershorit do të nisë faza e tretë, që nënkupton normalizimin e plotë të gjendjes, por në rrethana të reja që parashikon masa mbrojtëse, si maska, dezinfektim të objekteve dhe distancë fizike. /Rel

Tags: lehtesonMaqedoni e Veriutmasa

TË LIDHURA

Kosova merr 61.8 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së
Aktualitet

Kosova merr 61.8 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së

20:33 | 16/04/2026
Bie zjarri në banesë, 3 viktima në Malishevë
Aktualitet

Bie zjarri në banesë, 3 viktima në Malishevë

20:00 | 16/04/2026
Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV
Rajoni

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

22:35 | 14/04/2026
Next Post
Ja kur pritet të rinisin fluturimet nga Rinasi

Ja kur pritet të rinisin fluturimet nga Rinasi

Austria dhuron doreza dhe dezinfektues për Shqipërinë

Austria dhuron doreza dhe dezinfektues për Shqipërinë

“Asnjëherë nuk kam qenë kaq i sëmurë”, eksperti i Ebolës në gjendje të rëndë nga koronavirusi

“Asnjëherë nuk kam qenë kaq i sëmurë”, eksperti i Ebolës në gjendje të rëndë nga koronavirusi







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

SHBA-të vendos sanksione të reja ndaj Iranit dhe Hezbollahut
Bota

SHBA-të vendos sanksione të reja ndaj Iranit dhe Hezbollahut

by mirseda
21:09 | 16/04/2026
0

Departamenti Amerikan i Thesarit ka njoftuar nisjen e një operacioni të quajtur “Fureur économique”, i cili përfshin...

Prodhohet për herë të parë çokollatë laboratorike

Prodhohet për herë të parë çokollatë laboratorike

20:47 | 16/04/2026
Protesta e opozitës, policia: Leje për tri orë

Protesta e opozitës, policia: Leje për tri orë

20:39 | 16/04/2026
Grabitje spektakolare e një banke në Napoli

Grabitje spektakolare e një banke në Napoli

20:35 | 16/04/2026
Kosova merr 61.8 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së

Kosova merr 61.8 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së

20:33 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com