Protesta e njoftuar nga Partia Demokratike që do të mbahet këtë të premte, do të zgjasë 3 orë.
Policia e Tiranës teksa ka njoftuar se ka ndërmarrë disa masa për menaxhimin e këtij tubimi, ka sqaruar se protesta do të nisë në orën 19.00 deri në 22.00 të mbrëmjes në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Nisur nga ky njoftim uniformat blu thonë se do kufizohet lëvizja e automjeteve në disa akse, kryesisht në ato që lidhen më bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë.















