Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Prodhohet për herë të parë çokollatë laboratorike

12 orë ago
in Kuriozitete
Prodhohet për herë të parë çokollatë laboratorike

Një zhvillim i rëndësishëm në industrinë ushqimore po sjell një ndryshim të mundshëm në tregun global të kakaos, pasi për herë të parë janë prodhuar bare çokollate në laborator.

Një start-up izraelit, Celleste Bio, me mbështetjen e gjigantit ndërkombëtar të ushqimeve Mondelez (pronare e markave si Oreo, Cadbury dhe Toblerone), ka prezantuar një risi në fushën e “food tech”, duke synuar reduktimin e varësisë nga prodhimi tradicional i kakaos dhe ndikimi i ndryshimeve klimatike në furnizim.

Kompania njoftoi se ka prodhuar 12 bare çokollate duke përdorur “gjalp kakao të kultivuar nga qeliza”, në ambientet e prodhimit të Cadbury në Birmingham.

Kjo teknologji synon të ofrojë një alternativë ndaj kultivimit tradicional të kakaos, i cili është i përqendruar kryesisht në Afrikën Perëndimore dhe është ndikuar ndjeshëm nga kushtet ekstreme të motit dhe mungesa e investimeve, faktorë që kanë ndikuar edhe në rritjen e çmimeve në vitet e fundit.

Drejtuesja e kompanisë, Michal Beressi Golomb, deklaroi për Financial Times se produkti i ri nuk është një zëvendësues artificial, por “çokollatë e vërtetë e krijuar përmes një procesi të kontrolluar laboratorik”, duke theksuar se përbërësi i prodhuar sillet njësoj si gjalpi tradicional i kakaos në proceset industriale.

Procesi i prodhimit nis nga një mostër e vogël qelizash kakaoje, të cilat rriten në tanke të specializuara dhe ushqehen me sheqerna dhe lëndë ushqyese, derisa prodhojnë yndyrnat dhe aromat karakteristike të kakaos natyrale.

Sipas kompanisë, synimi është marrja e miratimeve rregullatore në SHBA dhe Izrael deri në fund të vitit 2027, ndërsa procesi në tregun europian pritet të zgjasë më shumë.

Çmimet e kakaos janë luhatur ndjeshëm në vitet 2024-2025, duke arritur nga rreth 3 mijë dollarë për ton në mbi 12 mijë dollarë, çka ka ushtruar presion të madh mbi industrinë globale të çokollatës.

Në këtë kontekst, kompani të mëdha si Mondelez, Lindt & Sprüngli dhe Cargill po investojnë në alternativa të reja të prodhimit, për të ulur varësinë nga tregu tradicional i kakaos dhe për të garantuar stabilitet afatgjatë në furnizim.

TË LIDHURA

Lajmi i mirë për të sëmurët me kancerin e gjirit, “çelësi” janë… bletët
Kuriozitete

Lajmi i mirë për të sëmurët me kancerin e gjirit, “çelësi” janë… bletët

20:17 | 09/04/2026
Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”
Bota

Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”

08:46 | 31/03/2026
Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE
Aktualitet

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE

11:47 | 17/03/2026
Next Post
SHBA-të vendos sanksione të reja ndaj Iranit dhe Hezbollahut

SHBA-të vendos sanksione të reja ndaj Iranit dhe Hezbollahut

Tre të vdekur pas një aksidenti në vendin e punës në një fabrikë lëkure në Gjermani

Tre të vdekur pas një aksidenti në vendin e punës në një fabrikë lëkure në Gjermani

Çështja e Presidentit/ Glauk Konjufca: Tërhiqem nga kandidatura nëse propozohet një emër jopartiak

Çështja e Presidentit/ Glauk Konjufca: Tërhiqem nga kandidatura nëse propozohet një emër jopartiak







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

“Negociata të mundshme gjatë fundjavës”/ Pas deklaratës së Trump për bisedimet SHBA-Iran
Bota

“Negociata të mundshme gjatë fundjavës”/ Pas deklaratës së Trump për bisedimet SHBA-Iran

by mirseda
09:00 | 17/04/2026
0

Çmimet e naftës kanë shënuar rënie, ndërsa rriten pritshmëritë për një armëpushim të qëndrueshëm mes Shteteve të...

Sot protesta e opozitës/ Tubimi do të fillojë përpara Kryeministrisë, rrugët që do të bllokohen

Sot protesta e opozitës/ Tubimi do të fillojë përpara Kryeministrisë, rrugët që do të bllokohen

08:57 | 17/04/2026
A do të jetojë me Gimbon në Prishtinë? Si i përgjigjet Selin pyetjes së Rozana Radit,

A do të jetojë me Gimbon në Prishtinë? Si i përgjigjet Selin pyetjes së Rozana Radit,

08:53 | 17/04/2026
U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur

Zjarri nxjerr në pah mungesën e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri

22:21 | 16/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com