Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Manjani i del në mbrojtje Luan Ramës: U shpall armik nga partia e tij

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ka dalë në mbrojtje nënkryetarit të LSI-së Luan Rama i cili sot deklaroi tërheqjen nga kjo forcë politike, për shkak të humbjes në zgjedhjet e 25 prillit. Manjani thotë qartë se Luan Rama nuk ka asnjë përgjegjësi politike për humbjen e mandatit të LSI-së në Vlorë. E për rrjedhojë, vijon argumentin Manjani, shqiptarët në zgjedhjet e fundit gjykuan LSI-në dhe jo kandidatët e saj. Ish-ministri shprehet më tej se Luan Rama nuk është vlonjat, dhe se shkoi atje si përfaqësues politik dhe u shpall armik nga partia e tij, para votimit. Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama është larguar nga të gjitha funksionet në LSI pas humbjes në zgjedhje. Lajmin e ka njoftuar vetë Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale ku shkruan se si drejtues i duhet të mbajë përgjegjësi, edhe në rast se nuk është përgjegjës për këtë humbje.

Statusi

Luan Rama, pavarësisht arësyeve që parashtron në dorëheqjen së Tij nga detyrat partiake, NUK KA ASNJË PËRGJEGJËSI politike për humbjen e mandatit të LSI në Vlorë.

Në parim shqiptarët në zgjedhjet e fundit gjykuan LSI, jo kandidatët e saj.

E çfarë gjykimi, pa!?

Në Vlorë, ekuacioni u bë edhe më i vështirë kur 2 javë para ditës së votimit Luani u shpall “tradhëtar”!!!!

Se kë e çfarë tradhëtoi Luani një dreq e di!? Them dreq se nuk dua të ngatërroj zotin me këto punë…

Të shpallesh armik para votimit, të dilet në thirrje publike “mos votoni Luanin” dhe, të mendosh të marrësh dhe mandat këtë vetëm një politikë e çakërdisur e bën!

Ndaj them se Luani nuk ka asnjë përgjegjësi.

Ai nuk është vlonjat dhe e nuk mori votat e shokëve të lagjes, që të jetë përgjegjës. Ai shkoi atje si përfaqësues politik dhe u shpall armik nga partia e tij, mu para votimit. LSI bënte thirrje të votohej nr. 2 i listës…

Ja, kaq e thjeshtë është!

Nga ana tjetër, Luani s’ka përse spjegohet gjatë për dorëheqjen e Tij, sepse ai nuk është i dorëhequr, por i tradhëtuar!

I tradhëtuar, por edhe i dënuar për tradhëti…

 

Tags: lsiluan ramamanjani

TË LIDHURA

Aktualitet

“La pas një foshnjë 8-muajshe”/ Hapet GoFundMe për familjen e policit të vrarë Enea Mekolli

14:04 | 06/06/2026
Politikë

Rama për protestën e Zvërnecit: Mjaft i paguam haraç budallallëkut, bota do na vlerësojë

14:02 | 06/06/2026
Politikë

Mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Gonxhja: Duhet reflektim i thellë

13:44 | 06/06/2026
Next Post

Gazetarët afganë kërkojnë mbrojtje

Ata që udhëtojnë më shumë jashtë vendit, kryesojnë të rinjtë dhe 55 vjeçarët

Zjarr në fabrikën në Tiranë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“La pas një foshnjë 8-muajshe”/ Hapet GoFundMe për familjen e policit të vrarë Enea Mekolli

by mirseda
14:04 | 06/06/2026
0

Të afërmit e Enea Mekollit, Dëshmor i Atdheut, i mbetur i vrarë para dy ditësh në një...

Rama për protestën e Zvërnecit: Mjaft i paguam haraç budallallëkut, bota do na vlerësojë

14:02 | 06/06/2026

Mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Gonxhja: Duhet reflektim i thellë

13:44 | 06/06/2026

Zemërimi qytetar vijon protestat, sot tubimi i radhës në Bulevard

13:22 | 06/06/2026

Dyshohet se vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin

13:21 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com