Një fabrikë në Tiranë është përfshirë nga flakët. Rasti në fjalë është njoftuar nga ana e policisë, rreth orës 04:50, në rrugën “Konferenca e Pezës”, ku ka rënë zjarr në ambientet e një fabrike.
Fatmirësisht raportohen vetëm dëme materiale. Lidhur me këtë rast, grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies të zjarrit, dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 31.08.2021, rreth orës 04:50, në rrugën “Konferenca e Pezës”, ka rënë zjarr në ambientet e një fabrike, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies të zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.