E hënë, 8 Mars, 2021
8 C
Tirana

Maliqi: Më kanë telefonuar Topalli dhe Duka. Koalicion me PS? Nuk i dihet

Deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar se janari do ta gjejë me një forcë politike. Por, se me kë do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, këtë Maliqi tha se do ta vendosë kur të formohen koalicionet.

Edhe pse aktualisht anon nga opozita, ai nuk përjashtoi mundësinë për t’iu bashkuar PS, gjë e cila do të varet dhe nga mëyra si do të veprojë koalicioni opozitar.

Në vazhdën e bisedimeve se kujt force do t’i bashkohet në zgjedhjet e ardhshme, ndërkaq ai ka treguar se është telefonuar nga kryetarja e partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli dhe nga kreu i PAA Agron Duka, dhe nga disa forca të tjera opozitare, të cilat siç tregon Maliqi nuk i ka refuzuar, por iu ka thënë se do të vendosë pasi të shohë si do të formohen koalicionet.

“Ka qenë dëshira ime ky qëndrim prej dy vjetësh sepse ku të doja mund të isha varur diku. Janari do më gjejë me një forcë politike. Koalicioni që do mbështes do të jetë fitore në qarkun e Beratit. Unë kam kontributin tim elektoral dhe i kam dhënë provat në çdo fushatë dhe sfidë elektorale. Unë kam shumë miq të majtë dhe të djathtë. Unë bëj opozitën në parlament por kam shumë miq të mazhorancës. Kjo ka të bëjë me qëndrimet e mia. Në janar do jem i rreshtuar. Eelektorati që përfaqësoj do gjejë drejtimin e duhur. Jam kontaktuar me forcat opozitare, nuk kam refuzuar por kam thënë do shof koalicionet e do vendos.

Me Topallin kam folur në telefon me Murrizin jam takuar. Edhe me dukën kam folur. Me Topallin njihemi dhe më parë kam pasur kontakte. Me Topallin ka qenë një bisedë siç është me PS me LSI. Do shoh programet e tyre dhe do vendos. Dua t’ju them se asnjërit nuk i jam vetëofruar. Përgjigjen ta dhashë asnjë lideri s’i kam kërkuar takim. Do t’u kërkoj. Në bazë të bisedave, kur të krijohen koalicionet mund të jem unë iniciatori që do t’u drejtohem atyre”, tha Maliqi në ‘’Report Tv’’.

Lexo edhe :   Edhe prurjet e reja ikin nga PS, Reme Lala tërhiqet nga kandidimi për deputete
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Drama e Sir Alex-it

Sir Alex Ferguson tha se kishte frikë se nuk do të ishte më kurrë në gjendje të fliste përsëri pasi pësoi një hemorragji në...

Itali/ Milani kërkon të rigjejë busullën

Një problem muskular e ka shtuar Ante Rebic-in në një listë të gjatë lëndimesh tek ekipi i Milanit të vendit të dytë përpara transfertës...

Spanjë/ Sot derbi i madh i Madridit, loja bëhet serioze

Atletico Madrid pret Real Madridin në një derbi të kryeqytetit spanjoll që do të lërë gjurmë në garën për titull. Atletico kryeson kampionatin dhe...

Revoltat e dhunshme në Mianmar/ OKB: Ndaloni vrasjen e protestuesve

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Mianmar i ka bërë thirrje këshillit të sigurimit të KB të marrë masa kundër protestave të dhunshme,...

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat...