E martë, 19 Janar, 2021
-4 C
Tirana

Shtimi i rasteve me Covid-19/ Greqia vendos orë policore

Zëvendësministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias, ditën e sotme ka njoftuar për vendosjen e masave të reja parandaluese për tre komunat e Atikës, duke ndjekur sugjerimin e Komitetit të Ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Bëhet e ditur se masat janë vendosur konkretisht në komunat Aspropyrgos, Elefsina dhe Mandra, dhe do të hyjnë në fuqi ditën e nesërme.

Masat

1-Ndalimi i lëvizjes nga ora 18:00 deri në 5 të mëngjesit, përveç punonjësve, të cilët do të lëvizin nga shtëpia në punë dhe anasjelltas, me leje nga punëdhënësi.

2-Ndalimi i blerjeve të mallrave online.

3-Mbyllja e parukerive, qendrave të kujdesit estetik dhe librarive.

4-Ndalimi i funksionimit të të gjitha llojeve të ceremonive kishtare të çdo doktrine, përveç funeraleve që do të bëhen vetëm me dhjetë persona.

5-Ndalimi i hyrjes në tempuj për lutje individuale dhe shërbime kishtare vetëm në prani të klerikëve.

6-Kontrolle masive të popullsisë me teste të shpejta.

7-Testimi çdo pesë ditë tek punonjësit në shtëpitë e të moshuarve.

8-Shpërndarja masive e maskave për të cilat kujdeset pushteti lokal.

9-Pezullimi i funksionimit të të gjithë tregjeve publike.

Që prej fillimit të pandemisë, në Greqi janë shënuar 128.710 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 3.948 pacientë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...