Mali i Zi lehtëson masat: Si do të lëvizet nga sot

Mali i Zi ka lehtësuar masat për kalimin e kufijve me vendet e tjera. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Jellena Boroviniq Bojoviq.

Pas rishikimit të masave anti COVID, Mali i Zi ka vendosur të anulojë masën e ndalimit të komunikacionit ndërurban.

Nga sot do të lejohet hyrja e lirë e të gjithë shtetasve të huaj në Malin e Zi, përfshirë shtetasit shqiptarë, pa obligim për të paraqitur një test negativ PCR.

Sipas MEPJ, këto masa do të mbeten në fuqi deri në një vendimmarrje të dytë.