E hënë, 21 Qershor, 2021
32.5 C
Tirana

“Historia ime”, me disa ministra që çoheshin nga restorantet pa paguar

Nga: Kreshnik Spahiu

Ishte viti 2011……

Përballë kryeministrisë ndodhej Bar-Kafe e quajtur “Bulevard”.

Aty mblidheshin rreth orës 14:00 ministrat e qeverisë Berisha dhe diskutonin mbi prokurimet e ditës apo tenderat e javës.

Kuptohet që atje ku ka “mjaltë” apo “m…” mblidhen shumë miza apo grenxa. Me pak fjalë në tavolinën e ministrave çdo ditë vinin 2-3 biznesmen të ndryshëm që më pas i ftonin ata të drekonin në restorantet e Tiranës.

Ky ishte ritual i përditshëm dhe përsëritej:

Ora 14:00 kafe 6-7 ministra apo deputet.

Ora 15:00 drekë peshku të paguar nga biznesmenët e që ndroheshin.

E bukra e kësaj historie ndodhi një ditë hëne.

Miku im i ngushtē deputet por që kurrë nuk u bë ministër atē ditë ju bashkua në ora 14:00 tavolinës nē kafe bulevard. Dikur kishte pasur restorante dhe ishte shumë kavalier në tavolina.

Mbasi biseduan gjatë ora shkoi 17:00 dhe ministrat nuk po çoheshin për të ngrënë drekë.

Bisedat e ndryshme mbaruan, por ata rrinin 3 orë me sy nga dera e lokalit.

Tavolinën e pllakosi heshtja dhe uria.

Prisnin tē vinte ndonjë biznesmen dhe ti shoqëronte për të paguar drekën.

Pritën dhe pritën shumë gjatë atë ditë por në fund asnjërit nuk i bëri goja të thonte:

“A shkojmë për drekë se paguaj unë”.

Ora vajti 18:00 dhe ata sharruan për të ngrën dhe u ndanë me njëri-tjetrin pa ngrënë “bukë” atë ditë.

Miku im nuk u befasua aspak.

Kreshnik më tha: Ata janë gati të rrinë 24 orë pa ngrënë, por nga xhepi i tyre mos paguajnë.

Ata kanë miliona, por e kanë tmerr të qerasin apo paguajnë. Thjesht janë të sëmurë mendërisht dhe të fiksuar pas parave”.

Mu kujtua kjo histori dje. Tek po prisja në aeroport avionin dhe po shfletoja portalet.

Qeshja me veten nga debatet dhe komentet e popullit dhe gazetarve, se ministrat shqiptar kishin paguar një darkë në Restorant Nustret në Dubai: (12.000 euro)

Joooo mor miq. Gaboheni.

Ata nuk janë aq të pasur sa të paguajnë drekën në Dubai.

Do lumturohesha nëse do e paguanin nga xhepi i tyre.

Ata janë më të varfër se ju.

Ata edhe sikur Doner Kebab të provonin tek kioskat e Laprakës, sërish do shikonin xhepat e ndonjë biznesmeni që do paguante.

Ata kurrë dhe askund nuk paguajnë.

Populli i thjesht e ka të vështirë ta kuptoj, që ato qenie njerëzore që janë mësuar veç të marrin, nuk e fusin asnjë herë dorën në xhep për të paguar.

Ata janë shumë herë më të varfër se ju, sepse ata janë të varfër në shpirt, në mendje, në jetë, në zemër. Ata nuk mbajnë as portofol me vete.

Shikojini fytyrat e tyre.

Ashtu kanë edhe shpirtin.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

10 shprehje nga Servantes, që duhet t’i lexojmë të paktën një herë

"Mos u lut kurrë për diçka që ke mundësi ta fitosh". "Të vërtetën tërhiqe sa të duash, ajo kurrë nuk këputet dhe gjithmonë del mbi...

Kosova padit Malin e Zi, kërkon kthimin e 4.500 metrave katrorë në Budva

Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka paditur Komunën e Budvës dhe kompaninë “Sunraf Beach Properties”, duke kërkuar kthimin e rreth 4,500 metrave katror pronë...

Dikur garonte si burrë, sot grua, Laurel Hubbard pranohet në Lojërat Olimpike

Laurel Hubbard do të bëhet sportisti i parë transgjinore që do të garojë në Lojërat Olimpike pasi të jetë zgjedhur për ekipin e grave...

Biznesmenit të njohur tentohet t’i digjet lokali, arrestohet “Ujku” në Sarandë

Pas atentatit ndaj biznesmenit të njohur në Sarandë, një person ka tentuar ti digjte lokalin. Policia ka prangosur autorin e njohur me nofkën “Ujku”....

Profil/ Kush është Denzel Dumfries?

Denzel Dumfries ka qenë çelësi i të dy fitoreve për Holandën deri më tani, por ka bërë një rrugë të gjatë nga fillimet e...