Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka paralajmëruar ndryshime ligjore në rastet e fatkeqësive natyrore.
Gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare, Rama tha se do të ndërmerren masa ndëshkuese për ata njerëz që në raste të tilla përhapin panik te njerëzit.
“Dëgjova që flitej për Japoni e OECD e për…në fakt meqë jemi në një situatë të jashtëzakonshëm dua të ndaj me ju nevojën që në kuadrin e adresimit të problemeve të konstatuara, të marrim edhe shembullin e Japonisë, Amerikës, Izraelit që kur ndodhin fatkeqësi të këtyre përmasave jua mbyllin gojën të gjithë atyre që s’kanë ç’a thonë, jua mbyllin me ligj e nuk u jepet mundësia lloj të çorodisin e dëshpërojnë miletin.
Besoj se kjo do jetë, një nga gjërat që do adresojmë në reformën e përgjithshme ligjore në rastet e fatkeqësive të mëdha natyrore se nuk është e mundur që përveç halleve të mëdha populli të ketë edhe këtë hall të madh që me ditë e me net bombardohet nga sharlatanë që shfaqen si sizmologë, inxhinierë, konstruktorë e prokurorë.
Dëgjova ketu qe Ralfi kërkonte matrapik dhe ishte shumë i shqetësuar që në vrapin e tij për ti ardhur në ndihmën njerëzve s’kishte parë matrapik, nuk përdoret Ralf në rrënojat ku ka ende jetë.
Dëgjova zonjën tjetër që fliste për buxhetin e se kishte lexuar fare e fliste për makina luksi ndërkohë që në këtë buxhet janë hequr të gjitha shpenzimet për makina e vitrina e çdo nevojë tjetër të kësaj natyre, ska as mobilime asgjë, të gjitha fondet i kalojnë fondit të ndërtimit. E mirëkuptoj që tërmeti ka bërë të vetën edhe mbi ju dhe mbi familjet tuaja”, tha ai.