Në deklaratën për media, Basha iu turr Ramës, sa i takon ngjarjes së rëndë ku humbi jetën një 25-vjeçar nga një efektiv i forcave të policisë. Basha tha se policia u mundua të manipulonte vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, e ndaj Rama nuk reagoi 3 ditë gjatë qëndrimit në Nju Jork. Në një komunikim me gazetarët nga selia blu, Basha u shpreh se reagimi i tij dhe largimi nga detyra e Sandër Lleshajt, erdhi si pasojë e zemëratës së qytetarëve.
“Tre ditë rrugëve të Nju Jorkut, nuk gjeti 1 minutë kohë për të ngushëlluar familjen e Klodian Rashës, tani kthehet ditë për ditë në vendin e krimit. Tre ditë heshti. Pse heshti? Sepse besoi se do ta manipulonte dhe këtë ngjarje.
Komunikatat e policisë për dy ditë radhazi, u përpoqën të akuzonin viktimën. Prandaj heshti Edi Rama. Derisa sa zemërata qytetare i erdhi te dera e zyrës dhe aty instinkti i njeriut i doli përsipër. Prandaj e shiti Sandër Lleshajn. Jo sepse reflektoi, jo sepse i dhimbset”, deklaroi ndër të tjera kryedemokrati Lulzim Basha.