Monedha europiane vijon edhe këtë të martë të ruaj të njëjtat vlera, sikurse edhe një ditë më parë duke u blerë këtë mëngjes sërish me 123.3 lekë dhe duke u shitur me 123.9 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal, paundi britanik vazhdon edhe ditën e sotme të humbasë pikë duke shënuar një rënie nga dita e hënë teksa blihet sot me 135 lekë dhe shitet me 136 lekë.
Dollari amerikan nuk ka regjistruar lëvizje të vlerës këtë të martë, pasi vijon edhe sot sikurse dje të blihet me 101.4 lekë dhe të shitet me 102.3 lekë, referuar tregut valutor vendas.
Franga zvicerane ndërkaq është valuta e vetme që ka shënuar një rritje të lehtë të kuotës pasi me një rritje prej 0.2 pikë nga dita e djeshme është blerë këtë të martë me 114 lekë dhe është shitur me 115 lekë. /SCAN