Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Lidhja e ngushtë e njerëzve me kafshët, fotografi mrekullon me shkrepjet epike

6 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, W-Instant
Lidhja e ngushtë e njerëzve me kafshët, fotografi mrekullon me shkrepjet epike

“Një foto vlen sa 1000 fjalë”. Kjo shprehje gjen mishërimin më të mirë në fotografitë e bëra nga Steve McCurry. Nëse nuk e njihni si personazh, atëherë me siguri shumë prej jush ju ka rastisur të shihni këtë foto legjendare. Portreti i “Afghan Girl” me sytë jeshil, e publikuar në 1985 është një nga imazhet më të forta të përcjella.

Fotografi  amerikan njihet pikërisht për fotografitë e fuqishme që sjell. Kjo pasi e ka ndërtuar karrierën e tij duke mbuluar konflikte lufte dhe ka qenë në zona të rrezikshme. Por, ai ka një tjetër pasion dhe ato janë kafshët. Ndaj edhe McCurry është kujdesur të na sjellë disa shkrepje epike. Të cilat përshkruajnë më së miri lidhjen e ngushtë që ekziston mes kafshëve dhe njerëzve.

Këto fotografi janë edhe subjekti i librit të ri të 69-vjeçarit. Ku janë mbledhur shkrepjet e tij të preferuara, që nga macet në Mayanmad e deri te devetë në Jordani.

“Kafshët janë subjekti im i preferuara për të fotografuar, pasi ato janë plotësisht të paparashikueshme. Janë në lëvizje të vazhdueshme dhe kanë një mëndje të tyren. Po ashtu shumë rrallë i kushtojnë rëndësi direktivave të një fotografi. Të kuptosh sjelljen e kafshëve është esenciale për të bërë fotografi të mira. Siç është e nevojshme të kuptosh sjelljen e njerëzve për të fotografuar portretin e dikujt.

Imazhet e kapura nga McCarry e çojnë lexuesin në një udhëtim vizual, nga Azia në Amerikën e Jugut, të Veriut dhe Europë. Shumë nga fotot përfshijnë edhe njerëzit dhe simbiozën e tyre me kafshët. Një nga shkrepjet e tij më të forta është realizuar në Kuvajt në përfundim të Luftës së Gjirit. Në të shihen tre deve të cilat kërkojnë ushqim dhe ujë pas një zjarri masiv që ka përfshirë tokën.

Koleksioni i McCarry-t nuk është i përqendruar vetëm në zonat e luftës. Por, ai është zgjeruar edhe në Beverly Hills, në Hong Kong, Pakistan e shumë vende të tjera, shkruan Tirana Today.

Ka qenë pikërisht kjo përfshirje e gjerë e shteteve dhe kulturave që tregon sjelljet e ndryshme të njerëzve me kafshët.

“Shumë nga ne besojnë se qentë janë  ‘miqtë më të ngushtë të njeriut’. Por, në disa kultura ato shihen si të pistë. Lopët janë të shenjta në Indi, por në pjesë të tjera të botës, viçi simbolizon krenarinë në industrinë e tyre të bagëtive. Këto pabarazi shpesh janë të vështira për t’u kuptuar, por është e rëndësishme të kuptohet ndjeshmëria në secilin rajon gjeografik. Në mënyrë që të njohim dhe pranojmë gjerësisht kulturën globale”, shprehet fotografi.

McCurry shpreson se me anë të këtyre fotove do të inspirojë më shumë njerëzit që të kenë respekt për kafshët. Dhe të ndalojnë së qënurit shkaktarët kryesorë për zhdukjen e shumë prej kafshëve.

“Kjo është një katastrofë e paimagjinueshme, por që fatkeqësisht nuk është duke u ndalur. Ne po humbasim gjallesa çdo vit, jeta e egër po shkatërrohet deri në atë pikë sa pas disa vitesh disa specie do të pushojnë së ekzistuari në habitatet e tyre natyrore.”

Në libër nuk ka pothuajse asnjë tekst. Fotografitë shoqërohen me një citim dhe me vendin e datën kur është shkrepur. Vetëm në fund të librit lexuesit mund të gjejnë një përmbledhje më të hollësishme për secilën imazh.

“Unë mendoj se njerëzit shohin një fotografi dhe e imagjinojnë vetë historinë e tyre. Është një fantazi që nxitet vetëm duke e parë atë imazh. Dhe ndonjëherë interpretimi i tyre është më interesant sesa historia e vërtetë.”/ Burimi: CNN Përshtati: TIRANA TODAY

Tags: fotoFotografitëkonflikteshkrepje epikeSteve McCurry

TË LIDHURA

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë
Kuriozitete

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë

18:45 | 14/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur
Kuriozitete

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025
“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”
Kuriozitete

“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”

18:33 | 10/07/2025
Next Post
Goditi 2 orë pas mesnate, tërmeti i fuqishëm iu merr jetën 6 personave

Goditi 2 orë pas mesnate, tërmeti i fuqishëm iu merr jetën 6 personave

Ministrja Manastirliu: 30 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes

Ministrja Manastirliu: 30 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes

“Në kamp ka edhe tre fëmijë”, presidenti i Kryqit të Kuq: Ja si u shpëtua Alvini

“Në kamp ka edhe tre fëmijë”, presidenti i Kryqit të Kuq: Ja si u shpëtua Alvini

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025




TË FUNDIT

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme
Aktualitet

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

by mirseda
21:24 | 15/07/2025
0

Mirela Jorgo, jurist e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se prishja...

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

15:58 | 15/07/2025
Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

15:27 | 15/07/2025
Edhe Shqipëria me të kuqe! Musk ndan hartën e lindshmërisë sẽ ulët: Evropa duhet të fillojë të ketë familje të medha ose do te vazhdoje te vdesë!

Edhe Shqipëria me të kuqe! Musk ndan hartën e lindshmërisë sẽ ulët: Evropa duhet të fillojë të ketë familje të medha ose do te vazhdoje te vdesë!

15:24 | 15/07/2025
Aksioni për sigurinë ushqimore, Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

Aksioni për sigurinë ushqimore, Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

15:20 | 15/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com