Aktualitet

Ministrja Manastirliu: 30 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes


               Publikuar në : 10:45 - 08/11/19 L M

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se 30 mijë familje kanë përfituar nga “bonusi i bebes”, shpërblimi financiar që mbështet familjet e reja, pavarësisht statusit social-ekonomik.

Manastirliu bën me dije se ditën e sotme ishte në Maternitetin “Koço Gliozheni”.

“Krian është fëmija i 30,000 i sapo ardhur në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, që përfiton Bonusin e Bebes, shpërblimin financiar për mbështetjen e familjeve të reja”, shkruan Manastirliu.

Bonusi i bebes është një politikë sociale që mbështet familjet e reja me shpërblim financiar për lindjen e fëmijëve e cila ka filluar zbatimin me 1 Janar 2019.

Me bonusin e bebes të akorduar nga qeveria shqiptare, prindërit për fëmijën e parë përfitojnë 40.000 lekë, 80.000 lekë për beben e dytë si dhe 120.000 për fëmijën e tretë.

Kur bebet janë binjakë ata do të përfitojnë nga 80.000 lekë të dy, ndërsa kur janë trinjakë do të përftojnë nga 120.000 lekë secili.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT