Aktualitet

“Në kamp ka edhe tre fëmijë”, presidenti i Kryqit të Kuq: Ja si u shpëtua Alvini


               Publikuar në : 10:57 - 08/11/19 B H

President i Kryqit të Kuq Italian, Francesco Rocca, ka folur rreth operacionet të shpëtimit të 11-vjeçarit shqiptar nga kampi sirian, Al Hol.

Në fjalën e tij në konferencën që po mbahet në Romë, Rocca tha se në shpëtimin e Alvinit ka luajtur një rol thelbësor, Gjysmë Hëna Siriane dhe vullnetarët kurdë. Ai shtoi se në kampin famëkeq ndodhen edhe 3 fëmijë të tjerë shqiptar, në moshën e Alvinit.

“Është krijuar rrjeti i domosdoshëm që gjithçka të shkonte mirë dhe arritëm këtë rezultat të jashtëzakonshëm.

Kryqi i Kuq dhe Gjysmë Hëna u koordinuan në terren. Dua të them diçka, unë e dija kapacitetin e Gjysmë Hënës. Ne bëmë edhe konfirmimin që fëmija mund të ishte në kamp. Kur e mësuam zyrtarisht praninë e tij në kamp e nisëm operacionin. Pjesa më e vështirë ka qenë që nuk duhet të merrej nga drejtuesi vesh se fëmija po e linte kampin, pasi ka ende prezencë radikale.

Edhe transferimi nga ‘Al Hol’ në aeroport ka qenë shumë i vështirë, pasi ndërlidhësit tanë ishin të frikësuar, edhe garancia që kishte për kalimin nga një zonë në tjetrën. Në Damask e kam pritur unë. Kishim një presion dhe tension të madh që ta nxirrnim shëndoshë e mirë djalin, por kurdët kanë prioritet tjetër tani, ata menaxhojnë një kamp me 70 mijë persona. Falë vullnetarëve kurdë u bë e mundur që Alvini të shpëtojë.

Më bëri më shumë përshtypje, kur Alvini mbeti i habitur kur hymë në Damask, shikonte gjithmonë rreth e rrotull, pasi ishte mësuar në kamp. Ai reagonte në gjithçka që ishte e re për atë. Ka edhe tre fëmijë të tjerë jetim që ndodhen në kamp në moshën e Alvinit”, tha ai.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT