Bota

Goditi 2 orë pas mesnate, tërmeti i fuqishëm iu merr jetën 6 personave


               Publikuar në : 10:41 - 08/11/19 B H

Një tërmet i fuqishëm ka goditur ka goditur mëngjesin e sotëm rajonin verior të Iranit. Sipas Anadolu Agency (AA), të paktën në 6 persona kanë humbur jetën, ndërsa qindra të tjerë janë lënduar.

Raportohet se tërmeti ishte i një magnitude prej 5.9 ballësh dhe epiqendra ishte në qytetin Terk. Tërmeti i cili kishte një thellësi prej 8 kilometrash u regjistrua rreth orës 02:00 pas mesnate.

Mediat vendase lajmërojnë se deri më tani, janë numëruar të paktën 300 persona të lënduar. Gjithashtu mësohet se lëkundja ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT