E mërkurë, 28 Tetor, 2020
16 C
Tirana

Libri/ Bamir Topi: Lëvizjet e fshehta të Berishës për faljen e detit Greqisë

Më të lexuarat

Humb betejën me virusin specialistja e Shëndetit Publik në Tiranë

Pandemia çdo ditë e më shumë po shkakton humbje jete, dhe një numër të lartë të infektuarish. Humbje jete ka patur po kështu edhe nga...

Kodi Zgjedhor/ Venecia i kthen përgjigje Metës: Do e shqyrtojmë në dhjetor

Presidenti i Komisionit të Venecias, i ka dërguar një letër Presidentit Ilir Meta, lidhur me kërkesën e këtij të fundit për të dhënë një...

“Nuk debatoj me burra me zë të hollë”/Shpërthen Murrizi: Rruaj vetullat Vehap

Një situatë tallëse dhe aspak serioze është krijuar mbrëmjen e djeshme në “Open”. Shpeshherë situata ka dalë jashtë kontrollit, nga gjuha aspak etike e...

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Bum infektimesh/Franca merr vendimin ekstrem, në karantinë për të paktën 1 muaj

Franca ndodhet mes pesë vendeve më të goditura në botë nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit, Franca ka regjistruar 33.417 raste të reja...

“Do përjetojmë situatën e Italisë”, mjekja shqiptare në Gjermani jep alarmin

Sikundër Franca, edhe Gjermania pritet të ashpërsojnë masat e kufizimit, teksa rritet numri i të infektuarve me koronavirus nëpër Evropë. Mjekja Marsela Ceno, e...

Të rinjtë përplasen me policinë, çfarë ndodhi mbrëmë në Tiranë (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme në Tiranë ka ndodhur një përplasje mes efektivëve të policisë, dhe tre të rinjve. "Ora News" ka publikuar pamjet e efektivëve të...

Mbi 30 milionë kinezë banojnë ende në shpella, ja cila është arsyeja

Rreth 30 milion kinezë jetojnë ende në shpella. Dhe mbi 100 milionë të tjerë banojnë në shtëpi me një ose më shumë mure të...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Video/ Ekzekutohet me raketë ministri i Mbrojtjes në Armeni

Përshkallëzohet lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Mediat botërore raportojnë se është ekzekutuar me raketë ministri i Mbrojtjes i rajonit separatist armen të Artsakh. Siç shihet dhe...

Ish-presidenti Bamir Topi, në librin e tij autobiografik me titull ‘Nocturn” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti), përpos të tjerave, rrëfen edhe rolin e Sali Berishës dhe të Lulzim Bashës në finalizimin e marrëveshjes për saktësimin e vijës kufitare detare me Greqinë, në prill të 2009, marrëveshje e cila u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese si antikushtetuese dhe në dëm të Shqipërisë.

Bamir Topi, në atë kohë President, rrëfen lëvizjet e fshehta të institucioneve, në bazë të informacioneve konfidenciale, për përgatitjen e terrenit për firmosjen e marrëveshjes së detit. Pas negociatave pa vënë në dijeni Presidentin, dalin në skenë Sali Berisha, në atë kohë kryeministër dhe Lulzim Basha, në atë kohë ministër i Jashtëm, të cilët firmosin marrëveshjen, po në fshehtësi. “Një nga pasojat imediate ishte trajtimi i bisedimeve me autoritetet greke për çështjen e saktësimit të vijave kufitare në tokë e det, përfshirë probleme të trashëguara për çështjet e varrezave greke të rënë në luftën italo-greke gjatë luftimeve në brendësi të territorit shqiptar.

Kryeministri dhe për pasojë Lulzim Basha, asokohe ministër i Jashtëm, po e trajtonin marrëveshjen e detit, problem tepër delikat, si ekskluzivitet të qeverisë në mungesë të plotë të detyrimit për transparencë me institucionet dhe publikun. Nëpërmjet kanaleve konfidenciale të informimit, isha vënë në dijeni që po bisedohej ne nivel të zyrtarëve të strukturave diplomatike, që për hir të së vërtetës nuk përbënin shkelje kushtetuese deri në këtë stad, pasi është detyrë funksionale të mbajnë gjallë komunikimin me partnerët për zgjidhjen e problemeve të ditës, por edhe të atyre të trashëguara. Ditë pas ditë, informacionet po dëshmonin se kishte filluar të strukturohej një grup negociator që përbëhej nga njerëz të Ministrisë së Jashtme dhe strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes, specifikisht të Flotës Detare Shqiptare. Ndonëse nga pikëpamja kushtetuese, deri në fazë që po përshkruaj, bisedimet mund të ishin politike, qeverisë shqiptare të kohës i mungonte tërësisht koshienca për ta ndarë këtë çështje të ndjeshmërisë së lartë kombëtare me presidentin dhe parlamentin”, shkruan Topi.

Dora Bakoyannis kërkesë Topit 

Në shkurt të vitit 2009, Dora Bakoyannis, në atë kohë ministre e Jashtme e Greqisë, gjatë një vizite në Shqipëri, zhvillon një takim me Bamir Topin. Bakoyannis nuk i thotë asgjë për çështjen e detit, por i kërkon që t’i japë shtetësinë kryepeshkopit Janullatos. “Në shkurtin e vitit 2009 erdhi për vizitë njëditore ministrja e Punëve të Jashtme të Greqisë, Dora Bakoyannis, gjatë së cilës filluan të qartësoheshin gjërat për mua personalisht dhe për publikun në përgjithësi. Greqia në janar të vitit 2009 kishte marrë kryesinë e OSBE-së dhe turi ballkanik ishte pikërisht në funksion të rolit drejtues të radhës. Ajo që ra në sy gjatë konferencës për shtyp të dy ministrave të Punëve të Jashtme, ishte fakti që askush prej tyre nuk e përmendi çështjen dhe stadin e bisedimeve bilaterale për ndarjen e kufizimit detar midis dy vendeve, duke shtuar më shumë misterin mbi këtë çështje. Edhe gjatë takimit në zyrën e presidentit kjo çështje nuk u prek, pro u bisedua me terma të përgjithshme të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe pritshmërisë së anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ku Greqia kishte demonstruar rol mbështetës. Në një moment të bisedës, znj. Bakoyannis, më drejton një pyetje jashtë kontekstit të bisedimeve zyrtare. –‘Z. president, do t’ia jepni nënshtetësinë kryepeshkopit Janullatos?’

Duke u shprehur me konsiderata të larta për të. M’u kujtua kërkesa që presidenti Papulias më kishte bërë gjatë një vizite në Greqi. Po mendoja që pala greke ishte tepër e interesuar për nënshtetësinë e kryepeshkopit. Sidoqoftë, në fjalën time dhashë vlerësime shumë pozitive për profilin e z. Janullatos, si filozof i çështjeve fetare, i njohur universalisht në botën ortodokse, diplomat dhe njeri i respektuar nga autoritetet politike të Shqipërisë. Në vazhdim sqarova se nuk ka arsye substanciale për të mos e dekretuar nënshtetësinë e Janullatos, përveçse një klime politike jo të favorshme, që vjen dallgë-dallgë, herë nga njëra palë, herë nga pala tjetër. Në kushtet kur kreu i shtetit dëshiron së tepërmi stabilitetin politik dhe koherencën në çështjet me ndjeshmëri, i kërkova znj. Bakoyannis që gjatë takimeve me Berishën dhe Ramën ta trajtonte këtë çështje dhe nëse ata do të shpreheshin pozitivisht, atëherë kjo kërkesë nuk do të ishte më pengesë për Presidentin. Sigurisht në atë kohë kjo nuk ndodhi dhe dekretimi nënshtetësisë nuk u realizua”, shkruan Topi.

Lexo edhe :   Veliaj: Basha dhe Kryemadhi nuk ndërtuan një shkollë në mandatin e tyre
Lexo edhe :   Pse i tërboi opozitarët partia e re e Jozefina Topallit

Basha firmos marrëveshjen 

Ish-kreun i shtetit rrëfen vizitën e dytë të Dora Bakoyannis, tashmë me kryeministrin Karamanlis, dhe firmosjen e marrëveshjes së detit nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha. “Vetëm dy muaj më vonë, më 27 prill 2009 erdhi për një vizitë dyditore në Shqipëri Kosta Karamanlis, kryeministër i Greqisë dhe lider politike i Demokracisë së Re. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Berisha dhe Karamanlis u shprehën për nivelin e kënaqshëm të marrëdhënieve, minoritetin, presionet, perspektivën evropiane të Shqipërisë, investimet etj., etj., por nuk u tha asnjë fjalë për çështjen e kufirit detar, që do të thoshte se deri në atë moment bisedat nuk ishin ekspozuar as në nivelin politik. Ndërkohë, në prani të dy kryeministrave, Basha dhe Bakoyannis kishin nënshkruar marrëveshjen. Në takim në Presidencë me z. Karamanlis sërish marrëveshja e detit nuk u trajtua.

Paradoksalisht, kryeministri grek ishte në dijeni, ndërsa presidenti shqiptar nuk ishte informuar nga kryeministri i vendit të tij. Pas kësaj marrëveshjeje, del në skenë grupi negociator i krijuar nga Ministria e Jashtme dhe certifikuar nga kryeministri i kohës. Në grup ishin kryesisht punonjës të MPJ-së dhe ish-komandanti i Flotës Detare, Kristaq Gërveni. Binte në sy edhe sekretari i përgjithshëm i MPJ-së Ferit Hoxha, me detyrën e kryenegociatorit të 10 anëtarëve të grupit. Ky është çasti që e bëri antikushtetues procesin e negociatave për kufijtë me Greqinë, pasi deri këtu qeveria mund të justifikohej me gjoja bisedime politike, që mund të ishte e drejtë brenda kornizës ligjore”, thotë ish-presidenti.

Presidenti jashtë loje 

Topi shkruan se Sali Berisha shkeli kushtetutën duke shmangur Presidentin, i cili duhej t’i jepte plotfuqishmërinë grupit negociator. “Pas nënshkrimit të marrëveshjes, ku shprehej vullneti politik, grupi negociator së bashku me kërkesën për marrjen e plotfuqishmërisë, duhej të vinte tek Presidenti, të cilit sipas Kushtetutës i takon e drejta për ta miratuar. Presidenti jep plotfuqinë, heton profilin e anëtarëve të grupit negociator, shikon përmbajtjen e bisedimeve dhe vetëm atëherë jep besimin për fillimin e negociatave. Kjo nuk ndodhi, pasi Sali Berisha mendonte se mund të ligjëronte një proces antikushtetues, duke e veshur atë me përgjegjësi para dokumentit themeltar të shtetit. Ndërkohë që bisedimet vazhdonin dhe çështja e kufijve po sensibilizonte opinionin publik, u pyeta nga gazetarët ‘se si do të veproja në këto kushte?”.

Jam shprehur se nuk ka asnjë kërkesë për plotfuqi dhe në këto kushte nuk do të ketë dekretim të marrëveshjes pa këtë element kushtetues. Gjykata Kushtetuese me vendim nr. 15, datë 15 prill 2010 mbi bazën e kërkesës së deputetëve të opozitës, rrëzoi si antikushtetuese marrëveshjen dhe e çoi në gjendjen fillestare. Ngjarja që përshkrova dëshmon sërish një sjellje antishtet të Sali Berishës, që nuk pranonte në asnjë çast kryetarin e shtetit, i cili nuk mund të ishte noter i veprimeve të tij të palogjikshme e për pasojë të rrezikshme për interesin e vendit. Si për ta certifikuar gjithçka ishte vendosur në atë marrëveshje, në të gjitha deklaratat publike, zyrtarë të lartë të shtetit helen, kanë kërkuar nga Shqipëria që të zbatohej marrëveshja shqiptaro-greke e 27 prillit 2009 për demilitimin e zonave, firmosur nga Basha-Bakoyannis gjatë vizitës së Karamanlis në selinë e kryeministrit të kohës”./shqiptarja.com

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ja pse Greqia ruan prej 80 vitesh Ligjin e Luftës me Shqipërinë 

Çdo 28 tetor, Greqia kremton festën e saj më të rëndësishme kombëtare: Jo-në ndaj ultimatumit të Benito Musolinit për të kapitulluar, dhe luftën kundër...

A mund ta konsiderojmë të përfunduar tranzicionin në Shqipëri?

Nga: Adrian Civici Politologu Jacques Rupnik, një nga specialistët më të mirë e më të vlerësuar të problematikës së Evropës Qendrore e Lindore, duke analizuar...

“Luftë doni, luftë do të ketë!”, Patozi tregon prapaskenat e zgjedhjeve

Ish-deputeti i PD-së, aktualisht kryetar i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka shpërndarë një shkrim të gazetës 'Rilindja Demokratike', ku ndodhen 4 personazhe që janë...

Rama nuk ndalet: Mbylleni grevën dhe ulemi qajmë hallin

Naftëtaret e Ballshit janë në ditën e 14-të të grevës së tyre. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama vijon që të përsërisë thirrjen e...

Ish-gruaja e tij e mallkoi, Fjolla Morina publikon fotot krah biznesmenit

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina, po përjeton një histori të bukur dashurie. Ajo momentalisht ndodhet në një shtëpi me qira në qytetin e Kukësit,...