E martë, 20 Tetor, 2020
12 C
Tirana

Ftesa e Ramës: Ai është kundërshtari për t’u mundur, edhe me dialog. Sidomos me të

Më të lexuarat

Një izolim i dytë nga koronavirusi? Rrakacolli tregon skenarët

Rritja alarmante  e rasteve të reja me Covid-19 ditët e fundit në vend, ka shtuar frikën te qytetarët se mund të ketë një izolim...

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

A do të ketë një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale....

Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat, dalin pamjet e rënda

Gazetari i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, gjatë mesnatës është përballur me një sulm të rrezikshëm. Ndaj mjetit të tij është qëlluar me rreth...

“Shqipëria do të izolohet më 23 tetor”, Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm, ku sipas tij, vendi ynë do të përjetojë një karantinë të dytë. Ndonëse ende nuk...

Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Grevistet naftëtarë nuk kanë vonuar përgjigjen për kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit për bisedime. Ata nuk e pranuan thirrjen e tij,...

Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri nuk po njeh shenja përmirësimi. Edhe ditën e sotme ka patur një bum të infektuarish. Tre persona kanë humbur jetën...

Abuzim me tendera, SPAK arreston ish-drejtorin e Prokurimeve të OSHEE

Policia e Tiranës ka kryer ekzekutimin e urdhërarresteve për disa zyrtarë të OSHEE-së, me urdhër të SPAK-ut. Në pranga ka rënë, ish-Drejtori i Prokurorimeve të...

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë? Basha i përgjigjet Braçes

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 eurove. Basha...

Meta me tone të ashpra ndaj Bashës: Thuaji popullit tënd që je peng dhe vazhdo

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të...

Nga: Alfred Lela

Edi Rama i ka çuar një letër Lulzim Bashës. Teksti është korrekt, në përgjithësi, dhe u përmbahet, si rrallëherë në komunikimet publike të kryeministrit, një ‘protokolli’ dhe etike. Edhe pse, bash në fund, Rama e ruan një ‘këmbë lope’ për kusinë e qumështit, kur e mbyll me fjalët se, e ka ‘të vobektë shpresën’ se do të marrë një përgjigje pozitive nga kundërshtari politik.

Duam, s’duam, na duhet të konsumojmë dhe të interpretojmë gjestin (apo aktin) e ftesës, pa e gjykuar deri në fund; edhe pse mund të mos e besojmë, në fillim as në fund, thelbin e saj që, (s)mund të shohë nga e mira.

Ftesa e kryeministrit është një dritare e çelur në ditën kur Presidenti Meta mbylli një derë. Kreu i shtetit tha se nuk e negocion dot krizën, pasi Basha e Kryemadhi, as nuk duan të ulen me Ramën në bisedime. Për të mos thënë se, kryeministri, duke marrë mesazhin publik të Metës, po e përdor momentum-in për të thënë ‘unë e dua dialogun, por këta jo’. Dhe, se ka një marrëveshje, apo pajtim, mes krerëve të opozitës dhe kreut të shtetit. Atë që shpalli Presidenti, e konfirmon me mungesë vullneti shefi i opozitës.

Be that as it may, thonë amerikanët. Sidoqë të jetë (thonë shqiptarët), kryeministri ka një tjetër trokitje në derë, e cila vjen nga dora e zgjatur e Berlinit. Dy eksponentë të lartë të grupit Kristian-demokrat në Bundestag kanë thënë se janë gati të ndërmjetësojnë nëse palët duan të dialogojnë.

Kryeministri po thotë se është në kërkim të dialogut. Bashës, me gjasë, i duhet të përgatisë një përgjigje që, nëse nuk ka parasysh Ramën, e ‘zgjeron pamjen’ kah gjermanët; të vetmit që i kanë ‘zgjatur litar’ pas përpëlitjeve angështuese të opozitës, me një komunitet ndërkombëtar të instaluar në Tiranë që është, de profundis, aneks i qeverisë.

Mes dy palëve qëndron i patjetërsueshëm hendeku i marrëveshjes së 17 majit, të cilin Rama e përmend në trajta beninje në letrën e ftesës për Bashën. Ky i fundit e ka kompleksin e një pakti që, shpëtoi zgjedhjete radhës, por i vrau ato; që e ruajti PD-në nga një rrugë e panjohur, siç është në çdo rast mospjesëmarrja në zgjedhje, por e tkurri atë; që e ktheu një raport politik në idil të perceptuar si personal, e me radhë.

Lexo edhe :   Basha: Koha nuk pret, plani ynë shmang katastrofën dhe mban njerëzit në punë
Lexo edhe :   Fundi i një filmi të parë me plehrat

Zv/kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, prodhoi në Real Story të Sokol Ballës, të hënën, një kënd interesant të pikëpamjeve të shumta për një pakt të mundshëm Beograd-Prishtinë. Ai tha se, që të nisë dialogu, të dy vendet duhet fillimisht ta njohin njëri-tjetrin, pra Serbia duhet të pranojë ekzistencën e Kosovës sovrane, dhe pastaj të flitet për kufijtë. Përndryshe, për cilët kufij do të ulemi në tryezë, nëse Kosova, në sytë e Beogradit, vazhdon të jetë e pandërprerë nga Serbia? pyeti retorikisht Limaj.

Ndoshta ky kënd duhet përvetësuar edhe nga lidershipi i opozitës. Nëse Rama merr vendin e Serbisë në shembullin e Limajt, duhet thënë se, duke i shtrirë ftesën Bashës, ai e ka njohur “Kosovën’ e tij. Pra, ia ka pranuar kauzën, edhe pse në letër përdor 100 marifete dhe 1000 vitrina për t’a bërë inekzistente, apo pjellë të dëshpërimit, përpjekjen opozitare.

Nëse Basha pranon ta shohë ‘botën’ nga ky kënd, ai duhet të kërkojë mandatin e forumeve të PD dhe të aleatëve opozitarë për t’i thënë ‘Po’ dialogut. Në tryezë, pasi palët e kanë ‘njohur’ njëra-tjetrën mund të flitet edhe për ‘kufijtë’.

Dialogu nuk ka pse të formatohet ‘mes mazhorancës dhe opozitës’, por ‘mes PS dhe PD’. Që do të thotë, Basha dhe Rama shkojnë si kryetarët respektivë të partive.

Ky është një themel i mirë barazlargësie dhe njohjeje. Kufijtë që mund të dalin nga një fillim i tillë janë të panjohur, por dialogu s’ka pse të jetë.

Dialogu mund të kthehet në mjet për të mundur Ramën. Sepse, në fund të fundit, çfarë janë zgjedhjet veçse dialog. 30 qershori që po përgatit Rama është monologu i tij dhe, ai mund të jetë ‘mërzitur’ duke folur me veten.

Nuk shkohet larg në pyll duke folur vetmevete, për të trembur frikën. Rruga për te 30 qershori është një pyll i tillë. Aspak frostian.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Prestigjozja “Arte” me dokumentar suksesi për “Fundjavë Ndryshe”

Prestigjozja "Arte" ka bërë një dokumentar për “Fundjavë Ndryshe”, duke dëshmuar punën e pakursyer të të rinjve vullnetarë dhe jo vetëm, të cilët kanë...

Pse si themi dot Ramës “ejvallah” për detin?

Nga: Andi Bushati Përtej shtendosjes miqësore dhe buzëqeshjeve në fytyrat e Ramës dhe Dendias, me shumë gjasë ajo që ndodhi gjatë vizitës së ministrit të...

Melania Trump anulon pjesëmarrjen në tubimin e Trump, zbulohet arsyeja

Melania Trump po vuan ende pasojat e koronavirusit. Për këtë arsye, Zonja e Parë e SHBA, Melania Trump, ka anuluar udhëtimin e saj për...

Rajoni i Alpeve gjermane futet në izolim

Një zonë e Alpeve në jug të Gjermanisë është futur në izolim total, për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Landi Berhtesgadener, në kufi me Austrinë,...

Përse Greqia kërkon “zero” probleme me Shqipërinë

Nga: Mero Baze Shqipëria dhe Greqia ranë dakord të zgjidhin në Gjykatën Ndërkombëtare çështjen e kontestuar të ndarjes së kufirit detar, pas anullimit të Marrëveshjes...