“Tik-Tok” është një nga trendet më “In” të momentit. Sikundër në çdo vend të botës edhe në Shqipëri, ky rrjet social po bën namin. Deputeti Halit Valteri është personazhi i radhës i cili është përfshirë me videot e tij në “Tik-Tok”.
Ai shfaqet në njërën video me dy bërxolla në duar, ndërsa në tjetrën me një akullore ku ndër të tjera thotë: “Lëri llafet, t’i biem shkurt, a do e lëpish apo jo…?”.
Aplikacioni “Tik-Tok” i lejon ndjekësit e tij të krijojnë video të shkurtra prej 15 sekondash dhe është bërë shumë popullor në mesin e të rinjve. Por Valteri pavarësisht postit që mban, nuk e ka vrarë mendjen shumë, duke u argëtuar pa masë.