E shtunë, 26 Shtator, 2020
16 C
Tirana

Gati 40% e lekëve janë jashtë bankave. Gjatë pandemisë dolën 290 mln euro

Më të lexuarat

U ekzekutua nga RENEA/ Çfarë u gjet brenda shtëpisë së të moshuarit në Elbasan

RENEA ka ekzekutuar sot Lefter Zhidrun, pas më shumë se 5 orësh rezistencë nga 71-vjeçari në banesën e tij. RENEA u fut nga tarraca e...

RENEA/ Kush e jep urdhrin e ekzekutimit? Eksperti tregon hapat që ndiqen

Një nga efektivët e RENEA ka treguar se si funksionon reparti RENEA në një situatë të ngjashme me ngjarjen e djeshme dhe kush janë...

“Kemi një specialist të ri që ka dalë në qarkullim”, Artan Hoxha zbardh detajet e forta të atentatit ndaj Preng Gjinit

Pak ditë më parë, 51-vjeçari Preng Gjini të cilit iu hodh makina në erë në Tiranë, nuk dha të dhëna të vlefshme për hetimin...

Prej 17 muajsh në kërkim, gjendet trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar në Greqi

Pas 17 muajsh kërkimi, është gjetur në Greqi trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar, Laert Beqaj. Ky i fundit humbi gjurmët mesnatën e 9...

Bilanci/ Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar viktima nga koronavirusi në vend. Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me...

“I kishte ardhur dita e perëndisë!”, ja çfarë thotë djali i madh i 71-vjeçarit që u ekzekutua në Elbasan (VIDEO)

71-vjeçari që u ekzekutua në përplasjen me forcat RENEA, ishte divorcuar dy herë më parë. Djali i Lefter Zhidrus ka thënë në një prononcim...

Ju atje “lart”, merreni videon e këtij burri që qan dhe shikojeni natë e ditë (VIDEO)

Nga: Mentor Kikia Ky burrë është një fermer në Korçë, i cili në janar i preu mollët që kishte mbjellë, sepse nuk e shiste dot...

“Pse i ndihmon kaq shumë njerëzit?”/ Rrëfimi prekës i Cunmulajt: Dua t’i ngjaj mamit sa thoi i gishtit të këmbës

Modelja e njohur, Emina Cunmulaj ishte ftuar sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, teksa ka bërë një rrëfim si asnjë herë më...

Detaje tronditëse nga masakra në Elbasan/ Lefter Zhidru kishte lidhje me bandat në Elbasan, Vlorë dhe Sarandë

Grupi hetimor po kryen veprimet e fundit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, pas masakrës në Elbasan. Në banesën e 71-vjeçarit Lefter Xhidru, janë...

Ndodh e papritura në emisionin “Përputhen”, konkurrenti largohet me urgjencë nga studio (VIDEO)

Çdo ditë emisioni "Përputhen” në Top Channel ofron shumë surpriza. Me plot të papritura ishte emisioni i djeshëm, ku një nga protagonistët e ka...

Kriza e epidemisë së Covid-19 ka nxitur një rritje të qarkullimit të parasë jashtë bankave. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se sasia e parasë jashtë sistemit bankar arriti vlerën rekord të 324.6 miliardë lekëve, ose 2.6 miliarde euro.

Krahasuar me një vit më parë, paraja jashtë bankave është rritur me 14.5%. Pjesa më e madhe e rritjes ka ardhur pas muajit mars, kur Shqipëria u prek nga epidemia e Covid-19. Për periudhën mars-korrik, paraja jashtë bankave është rritur me 35.5 miliardë lekë (290 mln euro) ose 12.2%.

Në muajt e fundit, kjo situatë mund të jetë nxitur nga pasiguria e krijuar prej krizës së Covid-19, që i ka shtyrë individët të mbajnë më shumë para jashtë sistemit. Në muajt e verës, shtimi i parasë që qarkullon jashtë bankave është gjithashtu një tendencë sezonale, e lidhur me tërheqjen e parave për shpenzimet e pushimeve. Këtë vit, shumica e shqiptarëve i kanë kaluar pushimet në Shqipëri për shkak të kufizimeve të lëvizjes, çka mund të ketë sjellë tërheqje më të mëdha të parasë në monedhë vendase nga sistemi bankar.

Një faktor tjetër mund të ketë qenë edhe shtyrja e kësteve të kredisë, që ka rritur likuiditetin e lirë për bizneset e familjes. Pjesërisht, kjo mund të ketë ndikuar në flukse në rënie hyrëse të parasë brenda sistemit bankar.

Në muajin mars, Banka e Shqipërisë ndryshoi formën e ankandeve të marrëveshjeve të riblerjes, për të garantuar furnizim të pakufizuar me likuiditet për bankat tregtare. Injektimi i likuiditetit nga Banka e Shqipërisë ka sjellë rritje të ndjeshme të ofertës monetare. Agregati monetar M2, që përfaqëson ofertën e parasë në lekë ka prekur gjithashtu vlerën më të lartë historike, në vlerën e 815 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 9.4%.

Lexo edhe :   Ylli i Milanit rezulton pozitiv me koronavirus

Por, në përpjesëtimet e duhura, ky faktor nuk shpjegon i vetëm rritjen e fortë të parasë jashtë sistemit bankar. Raporti i parasë jashtë bankave me agregatin monetar M2 në fund të korrikut arriti në 39.8%. Kjo shifër përfaqëson nivelin më të lartë që nga dhjetori i vitit 2002, kur nis edhe seria e të dhënave statistikore që disponon Banka e Shqipërisë.

Lexo edhe :   Menaxhimi i pandemisë, Basha gati propozimin e dytë për qeverinë

Rritja e parasë jashtë bankave pranë niveleve të një periudhe kur ekonomia kishte një shkallë shumë më të ulët formalizimi është tregues tejet domethënës dhe që nuk gjen shpjegim vetëm me epideminë apo sezonin veror. Po të shohim ecurinë e këtij treguesi në kohë, raporti i parasë jashtë bankave kundrejt agregatit monetar M2  është në rritje graduale prej shtatë vitesh. Nga afërsisht 28% që ka qenë në vitin 2013, ky tregues është afruar në kufijtë e 40%.

Një faktor logjik mund të jenë normat e ulëta të interesit. Interesat e ulëta kanë bërë që rritja e depozitave bankare të jetë më e ulët në raport me rritjen e ofertës monetare.

Ekspertë nga tregu financiar shprehen se normat e ulëta të interesit mund të kenë nxitur huadhënien informale, në kërkim të interesave më të larta.

Por, as interesat e ulëta nuk mund të justifikojnë plotësisht rritjen e fortë të parasë jashtë bankave, për një ekonomi që presupozohet që duhet të ulë gradualisht nivelin e informalitetit.

Rritja e raportit të parasë jashtë bankave dëshmon se jashtë kanaleve formale po qarkullojnë më shumë para, duke krijuar hapësira për një mbizotërim të mëtejshëm të ekonomisë cash, e cila favorizon evazionin fiskal dhe pastrimin e parave nga aktivitetet e jashtëligjshme. Pandemia e Covid-19 dhe faktorët e lidhur me të po theksojnë më shumë rezultatet e dobëta në drejtim të formalizimit të ekonomisë. /Monitor

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Opozita e Bashës si lule artificiale

Nga Lorenc Vangjeli Në Tiranë, por dhe gjithkund gjetkë, gjithçka e ka një çmim. Shëndeti, dashuria, karriera, fati e madje edhe mosha kalendarike mund të...

Rrëzimi i avionit dhe 26 viktimat, Presidenti i Ukrainës e shpall këtë të shtunën ditë zie

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën në zonën ku një aeroplan ushtarak i Ukrainës u rrëzua. Të shtunën, autoritetet thanë se kanë gjetur edhe...

Stresi konfirmohet pozitiv me koronavirus

Reperi i njohur, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, bëhet artisti i radhës që konfirmon se është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka...

Reshjet e dendura/ Xhaçka: Parashikimet për javën e ardhshme janë shqetësuese

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, doli në një deklaratë për mediat mbi situatën në vend për shkak të motit të keq. Ministrja paralajmëroi se intensiteti...

Bilanci/ Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar viktima nga koronavirusi në vend. Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me...