Një tërmet i lehtë është ndjerë pasditen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit.
Sipas IGJEUM-it, lëkundja ka qenë me magnitudë 2.6 të shkallës Rihter dhe është ndjerë rreth orës 16:27. Edhe pse ka qenë një lëkundje e lehtë, ajo ka shkaktuar mjaft frikë tek qytetarët.
Tërmeti raportohet të ketë qenë me një thellësi prej 12 kilometrash, në Rade të Durrësit.