E diel, 25 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

Lejuan kalimin e mallrave kontrabandë, pranga dy efektivëve të policisë 

Dy efektivë janë vënë në pranga, pasi dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Në datën 7 dhjetor u arrestuan 3 punonjës policie. Të dyshuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me doganierë, por dhe me disa shtetas, lejonin e favorizonin futjen e automjeteve me mallra kontrabandë ose mallra, të cilat nuk lejohen të futen në Shqipëri, në këmbim të përfitimeve monetare. Dy punonjësit e policisë V.Ç. dhe V.D., në cilësinë e kontrollorëve, regjistronin të dhëna të rreme në sistemin TIMS duke tjetërsuar targën dhe llojin e automjetit. Kjo me qëllim favorizimin e kontrabandës, në këmbim të përfitimeve të paligjshme financiare.

Njoftimi i policisë

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në vijim të hetimeve për procedimin penal për kalim të mallrave kontrabandë në Pikën Kufitare të Gorricës, ka arrestuar dy punonjës policie. Ata janë:

– Inspektor V.Ç., me detyrë ndihmës specialist/kontrollor në P.K.K-Gorricë;
– Inspektor V.D., me detyrë ndihmës specialist/kontrollor në P.K.K-Gorricë.

Në vijim të operacionit të datës 7 dhjetor 2019, ku u sekuestrua një sasi mallrash kontrabandë dhe u arrestuan në kushtet e flagrancës 3 punonjës policie, efektivë të P.K.K. Gorricë, për veprat penale të “Falsifikimit kompjuterik” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, SHÇBA vijoi hetimet dhe rezulton e provuar se kjo veprimtari e kundra-ligjshme funksiononte në formën e një mekanizmi të mirë-organizuar.

Të dyshuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me doganierë, por dhe me disa shtetas, në keqpërdorim të atributeve që u jepte detyra në P.K.K. Gorricë, lejonin e favorizonin futjen e automjeteve me mallra kontrabandë ose mallra, të cilat nuk lejohen të futen në Shqipëri, në këmbim të përfitimeve monetare.

Duke përmbushur rolin e tyre në këtë veprimtari të kundra-ligjshme, dy punonjësit e policisë V.Ç. dhe V.D., në cilësinë e kontrollorëve, regjistronin të dhëna të rreme në sistemin TIMS duke tjetërsuar targën dhe llojin e automjetit. Kjo me qëllim favorizimin e kontrabandës në këmbim të përfitimeve të paligjshme financiare.

Lexo edhe :   Pranga 48-vjeçarit, fuste në kurth pronarët e karrotrecave për të mos paguar
Lexo edhe :   Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri në një lokal, dy të plagosur

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t'i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin,...

Protesta masive në Australi, qytetarët kundër karantinës

Mijëra qytetarë australianë protestuan këtë të shtunë në disa qytete kryesore të vendit kundër karantinës totale që është vendosur në shumë zona për shkak...

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë që Olimpiada më 2022 të mos mbahet në Pekin

Një grup i ligjvënësve amerikanë, i ka bërë thirrje Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, që të shtyjë Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 dhe të ndërrojë...

Skandali Pegasus: Shtete që përdorën programin përgjues

Aktivistë, gazetarë dhe politikanë në të gjithë botën janë përgjuar përmes telefonit, duke ngritur shqetësimet për mosrespektimin e privatësisë dhe abuzimin me të drejtat...

Merkato/ Nedved zbulon vendimin për të ardhmen e Ronaldos

Zëvendës Presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ka treguar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Kristiano Ronaldos, në skuadrën bardhezi. Pas fitores së...