Lideri i VV-së Albin Kurti ka refuzuar ftesën e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për takim.
Nga VV kanë bërë të ditur për “express” se ftesa e Thaçit ka arritur në selinë e LVV-së sot pak pas orës 11:00.
Ndërkohë thuhet se Kurti e ka sot të pamundur që të takojë Presidentin.
Kjo pasi sipas Vetëvendosjes, Kurti sot ndodhet jashtë Prishtinës.
“Pak pas orës 11:00, në selinë e LVV, sot erdhi letra e Presidentit të Kosovës për një takim, po ashtu sot në ora 13:30, me Kryetarin e LVV, Albin Kurti.
Kryetari Kurti e ka sot të pamundur ta takojë Presidentin, meqenëse ndodhet jashtë Prishtinës.
Ai do ta njoftojë së shpejti Presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.