Reperi i njohur Ledri Vula, i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “N’drrimi i natës”, ka treguar se është i gatshëm të krijojë familje. Një dëshirë kjo e shprehur nga Ledri, ka bërë të kuptojmë se ai nuk i frikësohet jetës familjare, përkundrazi, është shprehur optimist për të treguar rolin e tij si prind.
Por, pavarësisht dëshirës së madhe që ka treguar, se është i gatshëm të krijojë familje, reperi nuk i është përgjigjur pyetjes nëse është në një lidhje. Gjithmonë e kemi parë se është i vendosur për ta mbajtur jetën personale larg syrit të publikut. Në emision, Vula ka zbuluar se arsyeja kryesore e cila e nxit të mendojë për rolin e babait, janë fëmijët dhe mendimet e miqve të tij.
“Më thonë se ndjesia e të qenit prind është shumë e veçantë, dhe dua ta provoj këtë lumturi”, shprehet Ledri.
“Jam shumë i gatshëm të krijoj familje. Si mund mos të jem i gatshëm kur shoh shokët e mi me fëmijë, si pëllumba. Unë luaj me fëmijët e tyre si t’i kem të mitë. Kur i shoh rrethin shoqëror që janë bërë prindër, them edhe unë dua. Ata dalin me fëmijë, kurse unë nuk mundem. Kush është bërë prind thotë që ajo ndjenjë ta ndryshon jetën. Dua ta di si është kjo ndjenjë që e keni përjetuar ju”, tha ndër të tjera Ledri.