E diel, 20 Qershor, 2021
23.5 C
Tirana

“Nuk mbaron këtu, po nuk ju futa të gjithëve në burg”/ Kryeprokurori i Sarandës shkarkohet për korrupsion

Kryeprokurori i Sarandës, Edison Ademi, është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Ky vendim nuk është pritur aspak mirë nga ai, ndërsa ka shpërthyer në revoltë të hapur, duke i kërcënuar me burg.

“Kjo nuk mbaron këtu, do përballemi sërish bashkë. Po nuk të futa në burg, mbaje mend”, është shprehur Edison Ademi para KPK.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime për pasurinë e drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës, Edison Ademi, si dhe e akuzoi për deklarim të rremë, në lidhje me njohjen e dy personave me precedentë penal.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI), ka dorëzuar raport negativ për prokurorin, duke konstatuar deklarim të rremë, fshehje të pasurisë dhe gjendje në kushtet e konfliktit të interesit, sa i takon marrjes me qira të një prone për 99 vite.

Nga hetimi i Komisionit, janë konstatuar pasaktësi lidhur me deklarimin për apartamentin me sipërfaqe 130 metra katrorë në Vlorë, të blerë në vitin 2012 në vlerën 45 mijë dollarëve.

Nga hetimi janë evidentuar paqartësi edhe për një apartament ku ka jetuar në vitin 2003. Sipas komisionit, subjekti e ka porositur verbalisht këtë apartament në vitin 2002, dhe është tërhequr në vitin 2003.

Më tej, relatorja tha se prokurori ka deklaruar në deklaratën Vetting shpenzime në vlerën e 800 mijë lekëve për mobilie, ndërsa në deklarimin e vitit 2005 shuma është deklaruar 500 mijë lekë.

Problem është konstatuar edhe në blerjen e 2 makinave, shpenzimet për të cilat nuk arrinte t’i justifikonte. Sa i përket vlerësimit profesional, është konstatuar se nuk ka problematika me aftësitë profesionale dhe organizative.

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama paralajmëron poseduesit e mjeteve, “Nuk ka më shaka me kolaudimin!”

Nëpërmjet një postimi në facebook, kryeministri i vendit Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë poseduesit e automjeteve. Ai ka përmendur dhe një shifër; mbi 15...

Tragjike/ Lushnje, 17-vjeçarja humb jetën pasi ra nga pema

Një 17-vjeçare nga Lushnja humbi jetën pasi u rrëzua nga pema Raportohet se kanë qenë familjarët që e kanë dërguar me shpejtësi drejt spitalit të...

Euro 2020/ Mbyllet grupi A, Italia dhe Uellsi kalojnë, italianët me rekord

Itali-Uells 1-0 Italia barazoi rekordin e vet të të gjitha kohërave me 30 ndeshje si e pamposhtur pas një fitoreje 1-0 kundër Uellsit në Stadiumin...

Profil/ Ngolo Kante, 5 detaje domethënëse mbi “motorrin” e Francës

I vogli Kante Historia e Kantésë është e ngjashme me atë të shumë emigrantëve nga Afrika. Lindur në periferi të Parisit, nga një familje shumë...

Infektimet/ Shqipëria me vetëm dy raste të reja në 24 orët e fundit, 0 vdekje

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos...