Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Le të ngordhin nëpër ambasada”, qytetarët për vizat: Mjerë ai që është me Edi Ramën

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
“Le të ngordhin nëpër ambasada”, qytetarët për vizat: Mjerë ai që është me Edi Ramën

Ditën e djeshme parlamenti holandez votoi pro pezullimit të lëvizjes së lirë pa viza për shtetasit shqiptarë. Shkak për këtë vendim të parlamentit holandez është bërë kriminaliteti i shtuar i shqiptarëve atje. Pas këtij votimi qeveria e Holandës ka të drejtë t’i drejtohet Brukselit, pasi vendimin përfundimtar në lidhje me rikthimin apo jo të vizave do ta japë Bashkimi Evropian. Për shumë nga qytetarët ky është një vendim i drejtë, edhe pse është në dëm të Shqipërisë. Ata thonë për Tirana Today se në pjesën më të madhe të rasteve kanë qenë vetë shqiptarët fajtorë, pasi kanë thyer rregullat e  zonës “Shengen”.

“Është një vendim i keq, por i drejtë. Sepse kriminelit kur i krijon kushte, sigurisht që ai do të vazhdojë i lirë aktivitetin e tij dhe bën çfarë të dojë. Është hap shumë mbrapa, por ky është i fundit. Kemi bërë shumë hapa të tjerë pas.”

“Është më mirë të kthehen sërish vizat. Le të vriten atje nëpër ambasada, të ngordhin shqiptarët. Sepse janë kunguj nga trutë të gjithë, nuk i keni parë si shkojnë budallenjtë nëpër protesta. Unë sigurisht nuk do të isha i lumtur të shkoja nëpër ambasada për një vizë, bëj shaka. Por, ne në Bashkimin Evropian nuk na fut njeri.”

“Atë punë ka Holanda, po të sillen mirë shqiptarët asgjë nuk do të ndodhë. Normal, ne dihet që shkelim rregullat. Dhe pasojat do të jenë penalitetet. Por, unë nuk mendoj se kjo gjë do të ndodhë. Pavarësisht Holandës, Evropa është e madhe, e ka zemrën më të madhe se veç një shtet.”

Një i ri tregon për Tirana Today se shumë herë ata janë të detyruar t’i shkelin rregullat e shteteve evropiane, pasi kërkojnë një jetë më të mirë. Kjo pasi Shqipëria nuk i ofron asnjë mundësi dhe ndonjëherë janë të detyruar të bëjnë punë që i sjellin fitime të mira. Edhe nëse kjo do të thotë të merren me drogë.

“Në Holandë nuk besoj se do të shkoj ndonjëherë, sepse nuk më duket një vend prej të cilit mund të përfitoj. Këtu në Shqipëri ne të rinjtë nuk kemi variante për të punuar. Ndaj do të kërkojmë diku për një jetë më të mirë, sepse ndoshta nuk kemi rrugë tjetër për të jetuar. Nëse andej merrem me një punë që paguhem më mirë, pse mos ta bëj. Të gjithë shqiptarët e dinë që të merresh me drogë paguhesh më mirë.”

Propozimi i Holandës është komentuar nga gjitha palët e politikës në vend, duke shkaktuar debate të brendshme. Opozita e lidh këtë vendim drejtpërdrejtë me qeverisjen e dështuar sipas tyre të kryeministrit Rama.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat tha se kjo është një vulë e vendosur nga Holanda për lidhjen e shtetit me krimin. Për qytetarët faj nuk ka vetëm qeveria, por gjithë politikanët të cilët sipas tyre, nuk janë kujdesur asnjëherë për Shqipërinë.

“Shteti i ka të gjitha fajet, a është dënuar ndonjë politikanë? Kurse shqiptarët nuk kanë asnjë faj. Sepse kur nuk ka shtet këtu, normal që do të ikin pasi nuk do të vdesin për bukë.”

“Nuk kemi përse t’i japim asnjë faj botës. Gjithë fajet ne na i ka Shqipëria, mjerë ai që është me Edi Ramën, Ruçin e shokët e tyre. Vizat vërtetë u hoqën në kohën e Berishës, por Berisha na solli edhe çobanët e bagëtive të Bajram Currit për të na bërë ligjin. Këta nuk janë politikanë, por janë kusarë.”

“Evropa gjithmonë ka luajtur me Shqipërinë e na ka copëtuar. Është 100% tallje e shtetit tonë në radhë të parë me ne dhe pastaj e shtetit holandez me këtë popull. Kështu që i zoti i shtëpisë, e mban vetë shtëpinë e tij në këmbë.”/ TIRANA TODAY

Tags: bashkimi evropianHolandaLiberalizimi i vizaverikthenshkelin rregullatshqiptaretvendimi

TË LIDHURA

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes
Aktualitet

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes

22:58 | 03/07/2025
Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin
Aktualitet

Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin

22:05 | 03/07/2025
Rrezikon të mbytet një grua 60-vjeçare në Himarë, shpëtohet nga ndihma e shpejtë
Aktualitet

Rrezikon të mbytet një grua 60-vjeçare në Himarë, shpëtohet nga ndihma e shpejtë

21:27 | 03/07/2025
Next Post
“Koha po na mbaron”/16-vjeçarja: S’kemi më kthim pas, njësoj si katedralja

"Koha po na mbaron"/16-vjeçarja: S’kemi më kthim pas, njësoj si katedralja

Letër e hapur gangsterëve shqiptarë të Holandës: Të dashur çuna…

Letër e hapur gangsterëve shqiptarë të Holandës: Të dashur çuna...

Azili në Gjermani/ Lajmi i keq për emigrantët, lexoni vendimin marrë nga autoritetet gjermane

Azili në Gjermani/ Lajmi i keq për emigrantët, lexoni vendimin marrë nga autoritetet gjermane

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren
Showbizz

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren

by mirseda
23:01 | 03/07/2025
0

Pas thashethemeve që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet, se Olsi Bylyku dhe partnerja e tij Denada...

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes

22:58 | 03/07/2025
Abraham firmos me skuadrën e re, zyrtarizohet marrvëveshja

Abraham firmos me skuadrën e re, zyrtarizohet marrvëveshja

22:54 | 03/07/2025
1 në 10 fëmijë në Shqipëri viktimë e abuzimit – Alarm shoqëror

1 në 10 fëmijë në Shqipëri viktimë e abuzimit – Alarm shoqëror

22:10 | 03/07/2025
Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin

Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin

22:05 | 03/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com