Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Letër e hapur gangsterëve shqiptarë të Holandës: Të dashur çuna…

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga Bledi Mane/ Të dashur çuna, si jeni me oreksin?

Nuk po u pyes për oreksin e të ngrënit por për oreksin e të bërit pará kam merak. Dhe ky oreks, kjo babëzi kolektive që u ka kapluar detyroi parlamentin e mbretërisë holandeze të na heqë vizën. Më tepër se një pullë e ngjitur vize schengen në pasaportat tona, më shqetëson viza e turpit që duan ti heqin Shqipërisë tonë dhe Shqipërisë tuaj.

Të dashur kriminelë shqiptarë!

Unë e di që ju keni avancuar dhe agravuar situatën e krimit atje në Holandë. Ju e keni kthyer portin e Roterdamit si portin e Vlorës ku sasitë e mëdha të kokainës vinë nga Kolumbia, Peruja dhe Brazili si të ishin peshqeshe dasmash e për këtë nuk jeni vetëm ju fajtorë por edhe partnerët tuaj holandezë.

Ju e keni kthyer çdo shtëpi ne Amsterdam dhe Hagë në sera ku lulëzon hashashi i ngrohur nga llambat Led e për këtë veçse po bëni xhelozë edhe fermerët e Lushnjës por duhet ta ndani peshën e mëkatit edhe me policinë lokale dhe partnerët tuaj holandezë. Gjithsesi u vlerësoj që paratë e krimit po i investoni aty në Holandë e në Belgjikë por njëkohësisht mos nguroni të sillni një pjesë të miliona eurove edhe këtu në vendin tuaj, në qytetet tuaja, në katundet tuaja. Paraja ka vetëm një vlerë, ajo nëse qarkullon hap vende pune dhe sjell mirëqenie.

E të mos zgjatem më tepër po ua ngarkoj publikisht edhe përgjegjësinë më të madhe që keni mbi supe. Dëgjojeni, pranojeni në heshtje dhe reflektoni.

Aftësitë tuaja në trafiqe janë titanike por detyra juaj duhet të gërshetohet edhe me promovimin. Me promovimin që duhet ti bëni Shqipërisë te partnerët tuaj, te klientët tuaj, te spaçatorët tuaj.

Tregohuni atyre që Shqipëria është një vend i bukur, i dashur, i çuditshëm evropian. Një vend i shtrirë në udhëkryqin e dilemës mes Lindjes dhe Perëndimit. Një vend i kolonializuar 500 vjet nga Perandoria Osmane por kurrë nuk denjoi të mësojë e të flasë gjuhën e pushtuesit. Një vend që e gllabëroi bolshevizmi sovjetik por aktroi sikur iu nënshtrua Moskës dhe mbeti unik në komunizmin e tij.

Një vend kontrastesh sociale ku kryeministri aktual del pa brekë plazheve dhe në të njëjtën kohë sheh rrugëve të Tiranës femra besimtare të mbuluara me ferexhe. Një vend që ka fshatra me nga dy xhami por që ka dërguar më pak luftëtarë për Isisin në Siri sesa ka dërguar vetë Holanda.

Ngrijeni zërin e u thoni partnerëve tuaj atje se shqiptari nuk cenon kurrë civilizimin dhe sigurinë holandeze. Tregojuni se në shkollat tona mësojmë historinë e Vendeve të Ulëta, mësojmë, studiojmë dhe adhurojmë artin dhe kontributet e tyre në bërjen e planetit një vend më të mirë.

Promovojeni Shqipërinë kudo ku bëni biznes ilegal apo të ligjshëm aty në Hollandë dhe mos të bëhen xhelozë pse ne kemi 300 ditë me diell çdo vit, pse plazhet tona pas 5 vitesh do tejmbushen nga turistët e tyre, pse kuzhina jonë tallet me patatet e tyre të zjera, pse çmimet tona nuk krahasohen me ata të tyre të frikshme. Tregojuani e u thoni se turizmi i tyre është sforcim dhe bazohet te kurvellëku, te droga ndërsa i yni është pak dembel por mbetet organik dhe unik.

Është e njëjta histori, kështu u sollën edhe me Greqinë dhe me Jugun e Italisë gjatë viteve ’70 por dështuan ndaj holandezët “kopila” si gjithmonë avancuan me legjislacionin sepse nuk kishin alternativa të tjera burimore e natyrore. Legalizuan mjaft vese për të joshur miletin dhe ia dolën ndërsa ne na ka bekuar Perëndia e duam edhe pak kohë e pak pará për ta kuptuar e për të sulmuar.

Le të mblidhen politikanë dhe shejtanë holandezë për të na stacionuar apo për të na penguar. Ne jemi mesdhetarë kodoshë që i detyrojmë të na duan pavarësisht se publikisht hiqen sikur na urrejnë.

Kështu bëri edhe piktori i tyre Van Gog por kur u kthye në Holandë kuptoi sa shumë e dashuronte një vajzë mesdhetare dhe preu veshin e tij e ia dërgoi me postë si dëshmi e ndjenjës sublime.

Të dashur kriminelë shqiptarë që jetoni në Holandë. Ju kur u shisni drogën dhe kurvat klientëve tuaj mos i detyroni ata të presin veshët apo hundët por tregohuni se në ekonominë e tregut që ata vetë e shpikën respektohet kërkesa dhe oferta. Kërkesa janë ata, ju do mbeteni përgjithmonë oferta!

Tags: ÇunagangsterëvehapurholandesLetërshqiptaretë dashur

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Azili në Gjermani/ Lajmi i keq për emigrantët, lexoni vendimin marrë nga autoritetet gjermane

Vrasje, vjedhje e drogë/Ekstradohen tre shqiptarët e rrezikshëm

S’ka më tolerime/Nga nesër, bar-restorantet duhet të deklarojnë xhiron reale







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com