E hënë, 25 Maj, 2020
14 C
Tirana

Largimi i Bolton dëshmon se Donald Trump, po qeveris pa asnjë strategji

Më të lexuarat

Koronavirusi në Shqipëri/ Rritet numri i viktimave

Në Shqipëri është rritur numri i viktimave nga COVID-19, duke shkuar në 32. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se mbrëmjen e sotme ka ndërruar...

Si do bëhet hapja e transportit publik? Përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se hapja e transportit publik do të bëhet “pjesë-pjesë”. Kreu i Qeverisë sqaroi qytetarët se deri në fund të...

“Rreth 131 mijë debitorë nuk kanë hyrë në aktmarrëveshje”, OSHEE del me njoftimin e rëndësishëm

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, iu bën thirrje të gjithë debitorëve të energjisë të bëhen pjesë e aktmarrëveshjes për të përfituar faljen e...

Aksident rrugor në aksin Seman-Fier, plagosen dy persona

Së fundmi ka ndodhur një aksident rrugor në aksin Seman-Fier. Aksidenti ka ndodhur përkatësisht në zonën e njohur si Çlirim i Fierit. Raportohet se kanë mbetur...

COVID-19/ Kur do hapen kufijtë? Rama tregon datën

Kryeministri Edi Rama deklaroi së fundmi se Shqipëria do të hapë kufijtë tokësorë me fqinjët, më datën 1 Qershor. “Duke nisur nga 1 Qershori do...

Si paraqitet situata nga koronavirusi në Itali? Dalin të dhënat e fundit

Si paraqitet situata nga koronavirusi në Itali? Autoritetet përkatëse bëjnë me dije se 50 persona kanë humbur jetën në shtetin fqinj gjatë 24 orëve të...

Zbulohet biznesmeni që mbante milionat në makinë, ja ku do i çonte

Të dhëna të reja kanë dalë nga hetimet paraprake, sa i takon vjedhjes së lekëve nga bagazhi i mjetit të një biznesmeni. Me datë...

Grabitja e milionave/ Vëllai dhe i dashuri i spikeres ndoqën biznesmenin

Lidhur me grabitjen e një shume të majme parash në Tiranë, mësohet se dy grabitësit janë njerëzit e afërt të një ish-spikereje. Donald Hoxha...

“E ndoqa me vrap derisa u lodh”, flet i riu që ndali rrëmbimin e fëmijës në Korçë

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmë në Korçë, teksa një vajzë 4-vjeçare është tentuar të rrëmbehet ndërsa ishte me nënën e saj. Ishin banorët...

Ekzekutohet para derës së shtëpisë, 25-vjeçari para 3 muajve kishte ardhur nga Belgjika

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë. Një i ri është ekzekutuar me kallashnikov, pranë shtëpisë së tij në zonën e “Ujit të...

Nga Chris Cillizza “CNN”

Mëngjesin e të martës, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Sekretari i Thesarit Stiv Mnakin, Sekretari i Shtetit Majk Pompeo dhe këshilltari i sigurisë kombëtare Xhon Bolton, do të mbanin një konferencë për mediat pasdite. Nëntëdhjetë minuta para se të caktohej ora e daljes për mediat, presidenti Donald Trump njoftoi shkarkimin e Boltonit.

“Unë e njoftova Xhon Boltonin mbrëmë, se shërbimet e tij nuk janë më të nevojshme në Shtëpinë e Bardhë. Unë nuk isha dakord me shumë nga sugjerimet e tij, ashtu si edhe të tjerët në administrate, dhe për këtë arsye i kërkova Xhonit dorëheqjen e tij, të cilën ma dorëzoi këtë mëngjes”- shkroi në Tuiter presidenti Trump, që shtoi se javën e ardhshme do të emërojë një këshilltari të ri për sigurinë kombëtare.

Dhe ky njoftim erdhi edhe më pak se 24 orë, pasi ai shkroi:”Medias së pabesueshme, i pëlqen të krijojë imazhin e kaosit në Shtëpinë e Bardhë, kur nuk ka asgjë të tillë”. Dhe gazetari i CNN, Xhim Akosta raportoi se zyrtarët e sigurisë kombëtare dhe stafi i Shtëpisë së Bardhë, e mësuan shkarkimin e Boltonit në të njëjtën kohë me gjithë të tjerët, kur Trumpi shkroi në Twitter.

Dhe sigurisht, që s’kishte si të ndodhte ndryshe! Shkarkimi i Boltonit, është thjesht shembulli i fundit i natyrës krejtësisht të paqartë të presidencës Trump. Ajo nuk ka një strategji afatgjatë. Asnjë planifikim. Aty është vetëm Donald Trump, që prodhon vazhdimisht shou, nga mëngjesi në darkë. Nëse shkarkimi i Boltonit, nuk ishte një gjë tjetër përveç një tjetër lëvizje impulsive nga ana e Trump, pse do ta përfshinte Shtëpia e Bardhë Boltonin në konferencën për mediat me dy zyrtarë të tjerë të lartë të administratës?

Pse do të dilte menjëherë Bolton, dhe të kundërshtonte versionin e Trump, se si ndodhi shkarkimi? Pse askush tjetër në Shtëpinë e Bardhë, apo në këshillin e sigurisë kombëtare nuk e parashikoi që do të ndodhte diçka e tillë? Pavarësisht nëse e doni apo e urreni Trumpin, është e pamundur të arrihet në ndonjë përfundim tjetër, përveç asaj se Trump e shkarkoi Boltonin pas një zënke, ose pas një farë mërzitje me sjelljet prej “skifteri” të Boltonit.

Lexo edhe :   SHBA eksporton koronavirusin
Lexo edhe :   SHBA eksporton koronavirusin

Ky moment, është një tjetër dëshmi se si Trump i bën gjërat, dhe më pas përpiqet të bëjë një hap pas. Bolton kishte ndërtuar një karrierë në rradhët e neo-konservatorëve. Trump kishte garuar në vitin 2016 dhe fituar me një qasje gati-proteksioniste, duke këmbëngulur që Shtetet e Bashkuara, nuk duhet të kishin shkuar kurrë në luftë në Irak.

Dyshja Trump-Bolton nuk do të kishte funksionuar kurrë, veçanërisht duke pasur parasysh që Trump ka shumë pak interes për anëtarë të stafit, që nuk pajtohen me pikëpamjet e tij. Sipas një burimi të njohur me negociatat midis Trump dhe Bolton, para se ky i fundit të merrte postin e këshilltarit të sigurisë kombëtare, se “Bolton i premtoi Trumpit” se nuk do të fillonte asnjë luftë “nëse zgjidhej në detyrë”. E kush mund ta parashikonte këtë ndarje?

Kthehemi disi prapa në kohë, për të parë 3 burrat që kanë shërbyer si këshilltarë të sigurisë kombëtare të Trumpit, gjatë 3 viteve të para të presidencës së tij:Majkëll Flin, H.R.Mekmaster dhe Xhonson. Flin u zgjodh në atë post, pasi kishte qenë një mbështetës i hershëm dhe i zhurmshëm i fushatës së Trump në vitin 2016.

Mekmaster u soll nga brenda establishmentit të Partisë Republikane, që mendonte se gjërat sikur po dilnin nga binarët. Se përse u zgjodh Bolton, unë nuk e di saktësisht. Përpiquni të gjeni një lidhje mes këtyre emrave. Në fakt nuk ka një të tillë. Dhe unë dyshoj se cilido që të jetë pasardhës i Bolton, nuk do të ketë shumë të përbashkëta me këshilltarët e mëparshëm të sigurisë kombëtare.

Sepse kjo administratë, nuk ka “një plan madhështor”, siç i pëlqen ta thotë shpesh. Ai nuk ka asnjë model, asnjë orientim, asgjë. Është vetëm Trump dhe tekat e tij. Dhe kjo është një dreq mënyre për të drejtuar një qeveri./ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zyrtari i SHBA: Kina fshehu virusin, do t’i shkojmë çështjes deri në fund

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë e krahasoi mënyrën se si e trajtoi Kina çështjen e koronavirusit me fshehjen që Bashkimi Sovjetik...

Koronavirusi/ Një lajm i mirë vjen nga Kosova

Mbrëmjen e sotme një lajm i mirë ka ardhur nga Kosova lidhur me koronavirusin. Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është regjistruar asnjë...

“Europa Nostra” për Teatrin: Le të shënojë kjo ngjarje fillimin e një zgjimi

Organizata “Europa Nostra” i ka dërguar ditën e sotme një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Në ditën e Bajramit, si një mbështetëse e kauzës...

Policia bllokoi liqenin me shirita, “rebelohen” qytetarët

Me urdhër të qeverisë, Tirana gjatë kësaj fundjave i është nënshtruar masave izoluese. Këtë të dielë të gjitha aktivitetet dhe bizneset janë mbajtur të mbyllura,...

Rama: Kjo do të jetë java e fundit e kufizimit

Kryeministri Edi Rama deklaroi së fundmi se kjo do të jetë java e fundit e kufizimit të orareve. Në vijim, ai pohoi se fundjava do...
WhatsApp KONTAKTO TT