Politikë

Përgatitjet e Shqipërisë për Konferencën e Grupit të Mesdheut, Cakaj takon ministrin izraelit

               Publikuar në : 14:11 - 11/09/19 user tir

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka zhvilluar një takim ditën e sotme në Izrael me ministrin për Bashkëpunim Rajonal të Izraelit, Tzachi Hanegbi. Raportohet se tema kryesore e takimit ishte përgatitja e Shqipërisë për Konferencën e Grupit të Mesdheut më 24 dhe 25 tetor.

Duke vlerësuar relevancën e tematikave të Konferencës, si bashkëpunimi rajonal në fushën e sigurisë, politikat e përbashkëta për luftën kundër terrorizmit, si dhe bashkëpunimi për prosperitet ekonomik e social i vendeve të Mesdheut të cilat do të jenë në qendër të diskutimeve të kësaj Konference, pjesëmarrja e Izraelit do të ishte e një rëndësie të veçantë.

Dy ministrat diskutuan edhe për mundësitë e fuqizimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Izraelit veçanërisht në fushën e ekonomisë, turizmit dhe sigurisë. Vizita në Izrael e kryediplomatit shqiptar do të plotësohet me masa konkrete politike dhe diplomatike të mëtejme në shërbim të forcimit të lidhjeve midis dy vendeve.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT