Aktualitet

Largim masiv në vetëm 24 orë, numri i lartë i shqiptarëve drejt Kosovës


               Publikuar në : 13:09 - 30/11/19 A F

Shqiptarët e Kosovës janë gjendur më shumë se pranë shqiptarëve pas tërmetit të rëndë. Njëjtë siç bënë shqiptarët në Shqipëri kur Kosova ishte në gjendje lufte, ata kanë hapur dyert e banesave të tyre për të strehuar të prekurit nga tërmeti.

Sipas Pikës Kufitare të Vermicës në Kosovë, vetëm në 24 orët e fundit janë futur në këtë pikë 7072 persona. Të gjithë këta qytetarë janë drejtuar drejt shtetit kosovar për t’u strehuar. Vullnetarët e Kosovës gjatë këtyre ditëve kanë ardhur me autobusë e makina personale për të ofruar ndihmat e tyre, por edhe për të marrë banorët e prekur me vete.

Dje ishte këngëtari i njohur Capital T ai që bëri me dije se deri tani në Kosovë janë strehuar afro 20 mijë shqiptarë.

“Ish kampi i kforit Gjerman ne Prizren me kapacitet 800 persona e me kushte shume te mira tani eshte stermbushur. Nevoja eshte E MADHE per ushqime te shpejta (racione ditore) si dhe gjera te tjera higjenike. Tani numerojme afersisht 20’000 persona te strehuar ne Kosove”, shkroi këngëtari.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT