Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Lajme premtuese për mbrojtjen e Vjosës”, Di Caprio përmend Ramën

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Stil, Të Gjitha, W-Instant
“Lajme premtuese për mbrojtjen e Vjosës”, Di Caprio përmend Ramën

Një vit më parë, aktori i njohur Leonardo Di Caprio iu bashkua fushatës dhe apelit për mbrojtjen e lumit Vjosa në Shqipëri, duke postuar në faqen e tij në Instagram një shkrim të Associated Press. Në tetor të vitit 2019, fituesi i çmimit Oscar shprehej kundër vendimit për të ndërtuar hidrocentrale në Vjosë, që është edhe një nga lumenjtë e ‘egër’ në Evropë.

Di Caprio ka shpërndarë videon dhe tekstin e Associated Press në profilin e tij në Instagram ku flitet për veçantinë e lumit shqiptar. Por ai nuk e ka lënë me kaq. Aktori mjaft i dashur për publikun shqiptar, ka reaguar sërish dhe ka postuar një foto të lumit Vjosa në profilin e tij në rrjetin social.

Fotoja me mesazhin “Vjosa, jo diga” shoqërohet më një shkrim të gjatë. Sipas aktorit, lajme të mira vijnë nga Shqipëria për mbrojtjen e Vjosës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leonardo DiCaprio (@leonardodicaprio)

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka përcjellë deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama për refuzimin e projektit të Kalivaçit, dhe vendimin që zona të jetë park kombëtar.

“Lajme shumë premtuese vijnë nga Shqipëria. Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës mund të shpëtohet nga zhvillimi i hidrocentraleve. Më 25 Shtator, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftoi se projekti i Kalivaçit u refuzua, dhe se zona do të bëhet park kombëtar.

Parku Kombëtar i Lumit Vjosa do të ishte vendi më i madh në Evropë, për ruajtjen e lumenjve, duke mbuluar qindra kilometra lumenj dhe përrenj, e duke mbrojtur njëkohësisht qindra mijëra specie në rrezik.

Kjo do të ishte një arritje e madhe për Shqipërinë, dhe pjesën tjetër të Evropës dhe parku mund të kthehet në model për Strategjinë e Biodiversitetit brenda kornizës së Marrëveshjes së Gjelbër”, shkruan ndër të tjera aktori amerikan.

Lumi Vjosë konsiderohet si një nga lumenjtë e fundit të Evropës që nuk është shfrytëzuar për nxjerrjen e burimeve energjetike, dhe ndërtimi i hidrocentraleve në të do të prishte florën dhe faunën e zonës. Në shtator, Rama paralajmëroi refuzimin e lejeve mjedisore të HEC-eve në lumin Vjosë, duke thënë se qeveria shpalli Park Kombëtar pjesën e Vjosës së Sipërme.

Tags: edi ramaLeonardo Di CaprioVjosa

TË LIDHURA

Sekuestro pasurish në Sarandë për dyshime për pastrim parash
Aktualitet

Sekuestro pasurish në Sarandë për dyshime për pastrim parash

13:47 | 08/11/2025
Reagojnë avokatët e Veliajt: Fitore për shtetin e të drejtës, priti 9 muaj për të folur 9 minuta
Aktualitet

Reagojnë avokatët e Veliajt: Fitore për shtetin e të drejtës, priti 9 muaj për të folur 9 minuta

13:26 | 08/11/2025
Ndahet nga jeta vëllai i ish-deputetit Petro Koçi, i prekur nga tumori
Aktualitet

Ndahet nga jeta vëllai i ish-deputetit Petro Koçi, i prekur nga tumori

12:44 | 08/11/2025
Next Post
Pamje të rënda/ Sherr me hunj dhe karrige në Stamboll, zbardhet shkaku

Pamje të rënda/ Sherr me hunj dhe karrige në Stamboll, zbardhet shkaku

Agron Duka infektohet me koronavirus

Agron Duka infektohet me koronavirus

Diplomacia e vaksinave dhe rivaliteti i ri midis SHBA dhe Kinës

Diplomacia e vaksinave dhe rivaliteti i ri midis SHBA dhe Kinës







JU REKOMANDOJMË

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

21:26 | 01/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025




TË FUNDIT

Trupi i karbonizuar brenda makinës në Skourta të Greqisë mendohet se i përket një punëtori shqiptar
Rajoni

Trupi i karbonizuar brenda makinës në Skourta të Greqisë mendohet se i përket një punëtori shqiptar

by mirseda
14:58 | 08/11/2025
0

Identiteti i personit që u gjet i karbonizuar brenda një automjeti të djegur, pasditen e së premtes...

Sekuestro pasurish në Sarandë për dyshime për pastrim parash

Sekuestro pasurish në Sarandë për dyshime për pastrim parash

13:47 | 08/11/2025
Reagojnë avokatët e Veliajt: Fitore për shtetin e të drejtës, priti 9 muaj për të folur 9 minuta

Reagojnë avokatët e Veliajt: Fitore për shtetin e të drejtës, priti 9 muaj për të folur 9 minuta

13:26 | 08/11/2025
Nis beteja për presidentin e ardhshëm të SHBA-së, kush është favoriti

Nis beteja për presidentin e ardhshëm të SHBA-së, kush është favoriti

13:23 | 08/11/2025
Ndahet nga jeta vëllai i ish-deputetit Petro Koçi, i prekur nga tumori

Ndahet nga jeta vëllai i ish-deputetit Petro Koçi, i prekur nga tumori

12:44 | 08/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com