E mërkurë, 2 Dhjetor, 2020
13 C
Tirana

Diplomacia e vaksinave dhe rivaliteti i ri midis SHBA dhe Kinës

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

“Kujdesu për engjëllin tim”/ Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp

Disa orë më parë u shfaq audio e fundit në Whatsapp, e dërguar nga Diego Armando Maradona. Disa ditë para se të vdiste, “El...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

“Maradona ishte përdhunues”, futbollistja: Ai ka dhunuar gratë (FOTO)

Në kohën kur e gjithë bota ka përkujtuar legjendën e futbollit Diego Armando Maradona, ka nga ato personazhe që kanë shprehur haptazi urrejtjen dhe...

Saudët, familja më e pasur në botë me 1.5 trilionë dollarë

Familja mbretërore e Arabisë Saudite, është sot më e madhja dhe më e pasura në botë. Ajo përbëhet rreth 15.000 anëtarë. Por shumica e...

Rusi/ Vetëvritet truproja e Putin, kolegu: Punonim në kushte të këqija

Truproja i presidentit rus, Vladimir Putin vrau veten sot në Kremlin. Sipas mediave ruse, Mikhail Zakharov, punonjësi i departamentit të 5-të, kreu vetëvrasjen gjatë...

“E mor Osman ç’na bëre, si është jeta”, i moshuari detyron Ramën të heq këpucët

Një i moshuar në fshatin Gjepalaj në Shijak, ka detyruar kryeministrin Rama që të heqë këpucët përpara se të hyjnë në shtëpinë e re,...

Ish-Presidenti Alfred Moisiu mbush 91 vjeç, ja disa fakte nga jeta e tij

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Mosisiu sot feston 91-vjetorin e lindjes. I lindur në Shkodër në vitin 1929, djali i Spiro Moisiut, në moshën 73-vjeçar...

Covid-19: Rritje e frikshme e rasteve të reja në vend

Kurba e Covid-19, ka shënuar sërish një rritje të frikshme në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 832 persona...

Nga: Hal Brands “Bloomberg”

Gara në hapësirë, ​​ishte simboli fundor i konkurrencës teknologjike të Luftës së Ftohtë midis SHBA dhe Bashkimit Sovjetik. Tani, imagjinoni nëse ajo garë do të kishte qenë një çështje jete dhe vdekje për miliona njerëz në të gjithë botën.

Kjo është ajo çka po luhet sot me prodhimin dhe shpërndarjen globale të një vaksine kundër Covid-19. Kjo përpjekje pashmangshmërisht konkurruese, do të ndikojë shumë mbi atë sesi Covid-19 do të ketë pasoja mbi ekuilibrin e fuqisë dhe prestigjit global.

Për administratën e ardhshme amerikane të Xho Bajdenit, ajo ofron një mundësi strategjike. Diplomacia e vaksinave është tashmë në fokusin kryesor, teksa po bëhet më e qartë perspektiva e vaksinave kundër koronavirusit. Vaksina të ndryshme kineze, janë aktualisht në fazat e fundit të provave.

Javën e kaluar, Pfizer Inc. me bazë në SHBA dhe partnerja e saj gjermane BioNTech SE, njoftoi se vaksina e tyre kishte treguar 90 për qind efektivitet në testet e Fazës III. Të hënën, një kompani tjetër amerikane, Moderna Inc., njoftoi zhvillimin me sukses të një vaksine me efektivitet 94.5 për qind.

Pra për SHBA-në dhe vendet e tjera të pasura, ka dritë në fund të tunelit: një mundësi reale që teknologjia të arrijë ta mposhtë pandeminë gjatë vitit të ardhshëm. Por, çfarë do të ndodhë me pjesën tjetër të botës? Shumë vende në zhvillim, do të përballen me sfida të jashtëzakonshme për blerjen dhe shpërndarjen e vaksinave në popullatat e tyre.

Mund të shfaqet një situatë në të cilën Covid-19, bëhet shumë më pak kërcënues në vendet më të pasura, të cilat përdorin fuqinë e tyre ekonomike për të bllokuar furnizimet e para me vaksina, duke lënë në mëshirën e sëmundjen jugun e botës. Vënia në dispozicion e vaksinës për gjithë botën, është një domosdoshmëri humanitare.

Por ajo është gjithashtu edhe një domosdoshmëri ekonomike: Nuk do të ketë ndonjë rimëkëmbje të përgjithshme, nëse pjesë të mëdha të botës do të vijojnë të rrënohen nga pandemia. Dhe kjo është edhe një domosdoshmëri gjeopolitike, pasi kushdo që do të ketë epërsinë në këtë proces, mund të korrë fitime të mëdha në fuqinë e butë dhe ndikimin diplomatik.

Pekini e di këtë, prandaj hakerat e tij, kanë shënjestruar shumë këto kohë dhe në mënyrë shumë agresive kompanitë farmaceutike perëndimore dhe studimet e tyre mbi Covid-19, teksa shkencëtarët kinezë po përpiqen të krijojnë vaksinat e tyre.

Xi Jinping ka njoftuar se Kina do t’i trajtojë vaksinat e saj si një “e mirë publike globale”, dhe u zotua të japë hua deri në 2 miliardë dollarë, për t’i ndihmuar vendet në zhvillim që t’i blejnë marrin ato. Kompanitë kineze si Sinovac Biotech Co., CanSino Biologics Inc. dhe Sinopharm Group Co. po testojnë vaksinat në Emiratet e Bashkuara Arabe, Brazil, Pakistan dhe vende të tjera.

Ato kanë nënshkruar tashmë marrëveshjet për t’i siguruar Indonezisë dhe Filipineve, ndër shumë vende të tjera, qasjen e hershme në vaksinën e tyre. Kina po përpiqet të ri-marketojë veten, jo si autokracia e papërgjegjshme që shkaktoi pandeminë, por si superfuqia teknologjike që i dha fund asaj.

Ajo synon ta zgjerojë shtrirjen në të gjithë botën në zhvillim të Rrugës së Mëndafshit të Shëndetit, një pjesë e Nismës më të madhe të Brezit dhe Rrugës. Dhe mund të përdorë joshjen e vaksinave për qëllime strategjike më praktike, për t’u kujtuar vendeve fqinje kostot e mundshme të përplasjes me Pekinin mbi Detin e Kinës Jugore.

Lexo edhe :   Ulje e ndjeshme e të infektuarve me Covid-19 në vend, 12 viktima
Lexo edhe :   60-vjeçari vetëhidhet nga spitali “Shefqet Ndroqi”, vdes në vend

Në fushën e diplomacisë së vaksinave, Kina mburret se ka disa përparësi të rëndësishme. Edhe pse shumica e vaksinave të prodhuara në Kinë janë relativisht jo të sofistikuara, ato prodhohen, ruhen dhe shpërndahen relativisht lehtë. Dhe ndërsa vaksinat kineze ndoshta nuk mund të miratohen nga autoritetet në Amerikë ose Evropë, kjo gjë është më pak problem në vendet në zhvillim.

Por Pekini përballet edhe me sfida serioze. Ai ka një histori të gjatë të mbivlerësimit të programeve të ndihmës, që në dukje ishin madhështore. Vaksinat e prodhuara me nxitim, mund të rezultojnë më pak efektive, ose më të rrezikshme sesa reklamohen.

Ndërkohë me rezultatet premtuese të testeve të fundit të kompanive amerikane, Uashingtoni duket se ka të ngjarë që të shmangë skenarin më të keq: Një periudhë të gjatë, në të cilën Kina do të kishte një ose më shumë vaksina që funksionojnë, ndërsa Amerika jo.

Ndonëse qeveria amerikane, është udhëhequr nga ”nacionalizmi i vaksinave” i presidentit Donald Trump, duke hequr dorë nga përpjekjet shumëpalëshe për ta siguruar dhe shpërndarë vaksinën në mbarë globin, kjo nuk do të thotë se Amerika mungon tërësisht në këtë përpjekje.

Kompanitë amerikane kanë rënë dakord, që të shpërndajnë disa nga miliarda dozat të vaksinave që do të nevojiten, për të mbrojtur popullatat në të gjithë botën. Filantropët amerikane, sidomos Fondacioni Gates, po ndihmojnë në financimin e kësaj përpjekjeje.

Hapi më i lehtë për administratën e ardhshme Bajden, do të ishte ribashkimi me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, dhe dhënia e mbështetjes së plotë ndaj “Covax”, një partneritet botëror publik-privat që synon të inkurajojë grumbullimin e vaksinave dhe t’i japë botës 2 miliardë doza vaksinash deri në fundin e vitit 2021.

Bajden mund të synojë të krijojë një koalicion të demokracive të përparuara, të angazhuara për të lehtësuar zhvillimin, shpërndarjen e drejtë dhe financimin bujar të vaksinave. Kjo do të përfshinte gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë me Indinë, e cila është njëkohësisht një vend kryesor në zhvillim, dhe një “lokomotivë” në prodhimin e vaksinave.

Në këtë nismë mund të ftohet edhe Kina. Nëse Pekini bie dakord, luftimi i Covid-19 mund të bëhet një zonë e bashkëpunimit mes fuqive të mëdha. Nëse refuzon, ai rrezikon të izolohet. Një program i tillë, do të japë natyrshëm frytet e veta.

Korporata RAND vlerëson se furnizimi me vaksina i vendeve me të ardhura më të ulëta, do të kushtonte 25 miliardë dollarë. Por SHBA-ja dhe vendet e tjera të pasura, mund të humbasin 119 miliardë dollarë në vit, si pasojë e produktivitetit të humbur nga fakti që ekonomia globale do të vijojë të jetë në vështirësi, në kushtet kur Covid-19 do të vazhdonte të godiste vendet në zhvillim.

Burimi i lajmit: https://www.bloomberg.com/opinion/articles/2020-11-17/pfizer-moderna-help-u-s-close-gap-in-vaccine-space-race?srnd=opinion

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Hetimet e SPAK/ Ish-drejtori i burgut 313 akuzohet për korrupsion

SPAK ka përfunduar hetimet për procedimin penal të Eduard Strugaj, ish drejtor i burgut 313-të dhe të pandehurve të tjerë. I pandehuri Eduard Strugaj,...

‘Bashkë do ia dalim’, Kosova me masa kufizuese për festat e fundvitit

Shifrat në rritje të infektimeve të reja, ka detyruar autoritetet në Kosovë të ndërmarrin masa të reja. Duke analizuar situatën e ku nuk ka patur...

32 vite në skenë/Altin Shira: Shqiptarët dikur ishin më dorëlëshuar

Altin Shira, me plot 32 vite në skenë, vijon të jetë i kërkuar nga publiku. Si një artist me shumë vite karrierë, Altin Shira...

Kina e zgjeron sfidën ndaj Perëndimit, po synon që të ‘pushtojë’ hënën

Nga: Pierre Haski “Internazionale” Sfida midis fuqive të mëdha, nuk është e kufizuar vetëm në planetin tonë. Në rast se në të shkuarën hapësira ishte...

Tiranë/Dyshonte se ishte infektuar me Covid-19, 57-vjeçari pret damarët

Një 57-vjeçar ka tentuar të vrasë veten në banesën e tij, pasi dyshonte ishte prekur me koronavirus. Ky rast ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në...