E bujshme ishte përplasja mes aktorëve tek Teatri Kombëtar. Aktori Laert Vasili pretendon se është dhunuar fizikisht nga disa aktorë, pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, duke përmendur veçanërisht regjisorin e njohur Robert Budina.
Aktori Laert Vasili shkruante në Facebook se regjisori Robert Budina e ka kapur për fyti, e për pasojë ka përfunduar në spital.
Pas sherrit, Vasili ka publikuar edhe një foto nga spitali ku shfaqet i shtrirë me një protezë ortopedike në qafë.
Pas publikimi të kësaj fotoje, rrjeti ka shpërthyer në meme duke e tallur.