Monedha e eurozonës vazhdon rënien edhe këtë të mërkurë, duke humbur 0.3 pikë dhe duke u këmbyer me 122 lekë.
Zhvlerësimin më drastik e ka pësuar Dollari Amerikan, i cili ka humbur plot 1 pikë duke kapur nivelin e 108 lekëve.
Ndërkaq edhe Paundi Britanik ka regjistruar ulje të vlerës së tij, referuar të dhënave të Credins Bank, duke arritur në kuotën e 137.2 lekëve.
Franga Zvicerane vazhdon të këmbehet me 109 lekë. Ndërsa Dollari Kanadez dhe ai Australian kanë arritur në vlerën e përkatësisht 80.7 lekëve dhe 75.5 lekëve. / SCAN