Ekonomi

Kursi këmbimit valutor/ Euro nuk ndal rënien

               Publikuar në : 13:50 - 05/06/19 M. S

Monedha e eurozonës vazhdon rënien edhe këtë të mërkurë, duke humbur 0.3 pikë dhe duke u këmbyer me 122 lekë.

Zhvlerësimin më drastik e ka pësuar Dollari Amerikan, i cili ka humbur plot 1 pikë duke kapur nivelin e 108 lekëve.

Ndërkaq edhe Paundi Britanik ka regjistruar ulje të vlerës së tij, referuar të dhënave të Credins Bank, duke arritur në kuotën e 137.2 lekëve.

Franga Zvicerane vazhdon të këmbehet me 109 lekë. Ndërsa Dollari Kanadez dhe ai Australian kanë arritur në vlerën e përkatësisht 80.7 lekëve dhe 75.5 lekëve. / SCAN

 

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT