Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me situatën e krijuar në vend për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Në një prononcim për emisionin “Open”, Rama shprehet se Shqipëria është vendi i parë në Evropë pas Italisë, që ka marrë masat e duhura në lidhje me këtë situatë.
Ai përsëriti se e vetmja mënyrë që ky virus të mposhtet është bashkëpunimi, pra të respektohen masat e vendosura.
I pyetur se sa pritet të zgjasë kjo situatë, Rama deklaroi se askush nuk mund të japë një përgjigje për këtë.
“Për këtë pyetje duhet të përgjigjet ndonjë politikan që jep fall. Unë nuk parashikoj apo jap fall. Unë dua të them se masat e marra ishin të domosdoshme. Ne jemi vendi i parë në Europë pas Italisë që kemi marrë masat e duhura. Askush nuk e di se kur do të mbarojë kjo punë. Duhet të shtrëngojmë dhëmbët, por kjo është situate. Të veprojmë si një trup i vetëm për tu bërë mburojë e sistemit tonë shëndetësor”, tha ai.