Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Kujt do ti mësosh rregullin ti komunist”, Ruçi përjashton nga seanca Gjonin

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
“Kujt do ti mësosh rregullin ti komunist”, Ruçi përjashton nga seanca Gjonin

Gjatë punimeve të seancës së sotme plenare, deputeti i opozitës Ralf Gjoni ka debatuar ashpër me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Gjoni po fliste nga foltorja e Kuvendit, ndërsa Ruçi i tha se është duke folur jashtë asaj që po diskutohej dhe se do t’i ndërpriste fjalën.

Pasi kreu i Kuvendit i kërkoi deputetit të lironte foltoren, Gjoni nuk iu bind urdhrit, duke shpërthyer në akuza ndaj Ruçit.

“Zoti Ruçi më shihni në sy, ju jeni…”- Ralf Gjoni përfshihet në debat të fortë me kreun e Kuvendit. Përjashtohet për 10 ditë on Vidnews.

Pjesë nga debati:

Gramoz Ruçi: Z. Gjoni të lutem, ke kohë që nuk po flet për ligjin, do të ndërpres fjalën

Ralf Gjoni: Z. kryetar, unë jam brenda temës, nuk keni të drejtë të më ndërprisni fjalën. Po flas për ligjin.

Gramoz Ruçi: S’po flet për ligjin. Po flet për ligjet e institucioneve, por jo për ligjin në fjalë. Tagrin e kam unë. Ju ndërpres fjalën.

Ralf Gjoni: Ti nuk e ke tagrin për ta vlerësuar.

Gramoz Ruçi: Uluni!

Gjoni: Harrojeni, s’ma ndërprisni dot fjalën.

Gramoz Ruçi: Ulu poshtë. Ulu. Ulu të mos marr masë se e ke zaptuar foltoren, edhe njëherë po të tërheq vërejtjen.

Gjoni: E ke pronën tate ti këtë?

Gramoz Ruçi: Ulu. Po të tërheq vërejtjen dhe njëherë. Po të paralajmëroj se do të përjashtoj nga seanca. Nëse do të vazhdosh të mbash foltoren, do të përjashtoj për 10 ditë.

Ralf Gjoni: Unë pres që të mbajë fjalën. Z. Kryetar nuk kam mbaruar fjalën, kjo nuk është pronë private e jotja.

Gramoz Ruçi: Do të përjashtoj nga seanca.

Gjoni: S’më përjashtoni dot.

Gramoz Ruçi: Rregullorja, jo unë. Se kur zapton dy minuta foltoren, përjashtohesh nga seanca.

Ralf Gjoni: Nuk është normale kjo. Kjo është turp e faqe e zezë! Turp!

Gramoz Ruçi: Ulu mos të përjashtojë nga seanca.

Gramoz Ruçi: Kur dy minuta zapton foltoren, përjashtohesh nga seanca.

Gjoni: Kjo është e padrejtë. Regjia hapni mikrofonin.

Gramoz Ruçi: Sipas nenit 65 pika b, nëse deputeti vazhdon të mbajë të zaptuar foltoren pas vërejtjes, deputeti Gjoni përjashtohesh nga seanca.

Ralf Gjoni: Komunist, shikoni simbolin e komunizmit! Nuk ke turp!

Gramoz Ruçi: Zoti Gjoni jeni i përjashtuar nga seanca, nëse nuk zbaton urdhrin, do t’i kërkoj sekretariatit përkatës të përjashtohesh 10 ditë nga seanca. Dil nga seanca! Dil përjashta.

Gjoni: Ju nuk meritoni…Zoti Ruçi më shihni në sy…Ju jeni tradhtar.

Gramoz Ruçi: Dilni nga seanca

Ndërhyn nga vendi Kujtim Gjuzi: O kryetar…

Gramoz Ruçi: Gjuzi mos fol se do të përjashtohesh edhe ti, të është hequr e drejta e fjalës, të mësohesh me rregull.

Gjuzi: Punë e madhe.

Ruçi-Gjuzit: Nëse flet dhe ti do përjashtohesh. Duhet të mësohemi me rregull.

Gjoni: Kujt do ti mësosh rregullin ti mo? Komunist.

Gramoz Ruçi: Dil përjashta!

Gjoni: Pse të dal përjashta? S’ke turp s’ke, komunist. S’më intimidon fare.

Gramoz Ruçi: I kërkohet sekretariatit për procedura, votimet dhe etikën, marrjen e masës disiplinore, përjashtim të deputetit me 10 ditë nga seanca.

Gjoni: Të kesh turp.

Tags: Gramoz RuçikuvendRalf Gjoni

TË LIDHURA

“Strazimiri: Rama shkarkon me një të rënë të lapsit”
Aktualitet

“Strazimiri: Rama shkarkon me një të rënë të lapsit”

20:58 | 07/07/2025
“Lala: Kriminel i kërkuar nga SPAK pas ndërtimeve në Theth”
Aktualitet

“Lala: Kriminel i kërkuar nga SPAK pas ndërtimeve në Theth”

19:46 | 07/07/2025
Situatë kritike në Dukat, helikopteri ndërhyn për të shuar zjarrin në malin Vastak
Aktualitet

Situatë kritike në Dukat, helikopteri ndërhyn për të shuar zjarrin në malin Vastak

18:19 | 07/07/2025
Next Post
Tepelenë/ Skandali në çerdhe, fëmija dhunohet nga personeli (VIDEO)

Tepelenë/ Skandali në çerdhe, fëmija dhunohet nga personeli (VIDEO)

Besimi tek Presidenti Putin bie në nivelin më të ulët në gjashtë vjet

Besimi tek Presidenti Putin bie në nivelin më të ulët në gjashtë vjet

Meta flet troç: Nuk e ndjek zonjën Kryemadhi, s’jam anëtar i LSI-së

Meta flet troç: Nuk e ndjek zonjën Kryemadhi, s’jam anëtar i LSI-së

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025




TË FUNDIT

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”
Kuriozitete

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”

by mirseda
22:25 | 07/07/2025
0

Dielli na ofron dritë, ngrohtësi dhe jetë, por rrezet e tij ultravjollcë mund të shkaktojnë dëme serioze...

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

22:22 | 07/07/2025
Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

21:49 | 07/07/2025
SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:39 | 07/07/2025
Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

21:35 | 07/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com