Politikë

Kryemadhi shigjeton ndërkombëtarët: Janë bërë palë me qeverinë


               Publikuar në : 21:06 - 09/10/19 M. S

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka hedhur akuza të forta ndaj ndërkombëtarëve në Tiranë. E ftuar mbrëmjen  e sotme në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në ‘SYRI TV’, Kryemadhi ka krahasuar situatën më Kosovën, ku sipas saj, ndërkombëtarët nuk folën fare, dhe nuk u bënë me njërën palë.

Duke qëndruar në të njëjtën linjë, sipas Kryemadhit, në Tiranë ka ndodhur e kundërta, pasi ndërkombëtarët janë vendosur në krah të qeverisë me të gjitha skandalet e saj.

“U prish cilësia e mallit, dhe ndërkombëtarët ndryshuan deklarimet e tyre.

Nuk është problem për holandezët kanabisi, për holandezët është problem heroina dhe kokaina. Po vriten biznesmenët ne dyert e shtëpive”, tha Kryemadhi.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT