E diel, 31 Maj, 2020
18 C
Tirana

“6 tetori/ Qytetarët ishin nën presion për të votuar vetëm për Listën Serbe”

Më të lexuarat

Të shtëna në Shijak, plagoset në këmbë një 28-vjeçar

Së fundmi ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shijak. Raportohet se ngjarja ka ndodhur tek stadiumi, ku në rrethana ende të paqarta është...

Ardi Veliu nxori videon, e ëma e 15-vjeçarit zbulon vendimin që ka marrë

Nëna e djalit të dhunuar nga disa policë në zonën e Liqenit Artificial, Zaida Çobo, ka thënë se është ndjerë e tmerruar. Në një...

“Asnjë lëshim”, përfaqësuesi i opozitës jep sinjalet para mbledhjes së Këshillit Politik

Teksa pritet që për pak orë të mblidhet Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, përfaqësuesi i LSI në këtë tryezë, Petrit Vasili, ka dhënë mesazhe...

Ambasada Amerikane prezanton projektin për Shqipërinë, Manjani nxjerr prapaskenat

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka hedhur thumbin e radhës, pas publikimit nga Ambasada Amerikane në Tiranë të disa pamjeve për të ngritur sallën...

Si paraqitet situata nga COVID-19 në Itali? Dalin të dhënat e fundit

Në Itali, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 111 persona si pasojë e koronavirusit. Kësisoj, numri total i viktimave shkon në 33,340. Autoritetet përkatëse...

COVID-19/ “Vendi jashtë kontrollit”, ish-deputeti shpalos 8 propozime

Ish-deputeti i PD-së, njëherësh mjeku reanimator, Tritan Shehu ka reaguar së fundmi lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19 në Shqipëri. Shehu, në një postim...

PD: Të gjithë kërkojnë shkarkimin e Ardi Veliut

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi deklaroi se një kryeministër normal do ta kishte shkarkuar menjëherë një drejtor policie që justifikon me prova të...

Tiranë/ Abuzonin me një të mitur, arrestohen 4 persona

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 shtetas, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur. Specialistët për Hetimin e Krimit pas informacionit të...

Lëkundje tërmeti në Korçë

Një lëkundje tërmeti është ndjerë në Korçë së fundmi. Raportohet se tërmeti me magnitudë 4.05 ballë i shkallës Rihter, ka pasur si epiqendër Libonikun e...

E diela me apo pa makina? Policia e Shtetit dhe Rama japin versione të ndryshme

Kryeministri Rama dhe Policia e Shtetit kanë një përplasje lidhur me vendimet që kanë ndërmarrë, referuar masave ndaj pandemisë. Policia bie ndesh me atë çfarë...

Misioni mbikëqyrës i Bashkimit Evropian, në raportin e saj për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, ka folur për presionet dhe frikësimet e qytetarëve të komunitetit serb, që të votojnë për Listën Serbe, të cilën e mbështet Beogradi zyrtar. Vetë qytetarët serbë të Kosovës kanë folur për situatat në të cilat janë gjetur. Një grua, e cila jeton në njërën nga komunat me shumicë serbe në jug të lumit Ibër dhe nuk ka dashur ta zbulojë identitetin e saj për publikun, ka dëshmuar për Radion Evropa e Lirë lidhur me presionet që i janë bërë familjes së saj.

“Të dielën, në ditën e zgjedhjeve (më 6 tetor), rreth orës 6 e 45 minuta në mbrëmje, babai im ka marrë një thirrje telefonike se nuk ka kryer detyrën qytetare dhe që me urgjencë të shkojë në vendvotim dhe të votojë për opsionin e caktuar politik. Ai e bëri këtë për shkak se punon në institucionet serbe dhe për shkak të frikës se mund ta rrezikojë vendin e tij të punës për shkak se nuk kishte dalë në votime. Të njëjtën gjë e bëri edhe nëna ime”, ka thënë gruaja serbe, identiteti i së cilës është i njohur për Radion Evropa e Lirë.

Rrëfimi i saj ka marrë konfirmimin në raportin preliminar të Misionit mbikëqyrës të Bashkimit Evropian, i cili më 8 tetor është prezantuar në Prishtinë.

Krahas vlerësimit pozitiv për rrjedhën e procesit zgjedhor, misioni evropian ka vlerësuar që ambienti në të cilin është zhvilluar fushata në zonat e banuara me shumicë të serbëve të Kosovës, ka qenë i cenuar me frikësime, të cilat i kanë pasur cak kandidatët dhe mbështetësit që nuk kanë qenë me Listën Serbe.

Lidhur me këtë ka folur edhe Viola von Cramon-Taubadel, kryesuese e Misionit mbikëqyrës të Bashkimit Evropian.

“Fushata në zonat ku janë shumicë serbët e Kosovës është shënuar me frikësimin e kandidatëve, të cilët nuk kanë qenë kandidatë dhe mbështetës të Listës Serbe.

Në ato mjedise, partitë që kanë garuar me Listën Serbe nuk kanë pasur mundësi që të kenë fushatë zgjedhore efektive, pjesërisht për shkak të frikësimit të kandidatëve të tyre, përfshirë edhe familjet dhe votuesit e tyre. Lista Serbe, ashtu sikurse edhe Qeveria e Serbisë, kanë kontrolluar komunat me shumicë serbe në Kosovë, i kanë orientuar qytetarët që të votojnë vetëm për Listën Serbe, ndërkaq që oponentët e asaj liste janë akuzuar që janë kundër-serbë. Me këtë, janë kufizuar të drejtat e tyre fundamentale demokratike për lirinë e shprehjes, tubimit dhe prezantimit, dhe për pasojë, kur bëhet fjalë për serbët e Kosovës, procesi zgjedhor ka qenë i mohuar në pikëpamjen e këtyre standardeve ndërkombëtare”, ka thënë Viola von Cramon-Taubadel.

Petar Miletiq, anëtar i kryesisë së Lëvizjes opozitare të Qytetarëve të Lirë dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se në mesin e serbëve të Kosovës, të gjithë dinë për frikësimin e atyre që nuk janë kandidatë të Listës Serbe, të cilën e mbështetë Beogradi zyrtar, si dhe në lidhje me miton për qytetarët e komunitetit serb që të votojnë vetëm atë opsion politik.

Lexo edhe :   Lista/ Greqia hap kufijtë turistikë për 29 vende, mes tyre dhe Shqipëria

“Është e pamundur që një listë, në atmosferë dhe procedurë demokratike, të fitojë 95 për qind të votave. Kjo ndodh vetëm në diktaturat serioze. Madje edhe disa diktatura të sotme në botë, nuk mund t’ia sigurojnë vetes 95 për qind të votave. Pra, është e qartë se bëhej fjalë për direktiva, se kemi pasur të bëjmë diku me presione, diku me mito, madje jo me para në të shumtën, por me vende të punës apo me çfarëdo fuqizimi që u jep shteti i Serbisë. Të gjithë që jetojnë në Kosovë, e dinë mjaft mirë se çfarë ka ndodhur atje, por lidhur me atë se pse u janë nënshtruar presioneve, nuk duan të flasin publikisht”, tha Miletiq.

Lexo edhe :   Lista/ Greqia hap kufijtë turistikë për 29 vende, mes tyre dhe Shqipëria

Hulumtimet lidhur me këto presione, në fillim të këtij viti i ka bërë edhe Qendra për politikë të sigurisë e Beogradit. Hulumtuesja e kësaj organizate joqeveritare, Isidora Stakiq, thotë për Radion Evropa e Lirë, se pikërisht për këtë fakt, nuk është befasuar me vlerësimin e Misionit mbikëqyrës të Bashkimit Evropian lidhur me presionet mbi serbët e Kosovës që të votojnë për Listën Serbe.

“Hulumtimet e Qendrës për politikë të sigurisë në Beograd, të cilat i kemi bërë në shkurt të këtij viti, tregojnë që serbët që jetojnë në veri të Kosovës, më shumë frikësohen nga përfaqësuesit e autoriteteve serbe se sa nga shqiptarët. Gjegjësisht, që janë nën presionin më të madh nga ana e Listës Serbe, e cila është nën kontrollin e Qeverisë së Serbisë. Përshtypja e përgjithshme, të cilën e kemi arritur ne në bazë të bisedave me njerëzit në veri të Kosovës, është që, në esencë, nuk ekziston edhe aq problemi etnik në Kosovë, sa është problem presioni i Listës Serbe”, tha Isidora Stakiq.

Ajo shtoi që presionet shumë shpesh janë të fshehura, ndërkaq që shumë prej tyre mund të përshkruhen si kërcënime për humbje të vendit të punës dhe presione të formave të llojeve të ndryshme, të cilat nuk munden shumë lehtë të identifikohen si kërcënime të hapura. “Tash, para zgjedhjeve, të gjithë kemi parë që votuesit merrnin porosi përmes MTS-së (operator i telefonisë mobile), që është pronë e shtetit të Serbisë. Në ato porosi shkruhej ‘Serbia thërret, dil në zgjedhje dhe voto për Listën Serbe’”, u shpreh Stakiq. Drejtuesit e Listës Serbe, deri më tash nuk i janë përgjigjur thirrjes së Radios Evropa e Lirë për të reaguar lidhur me vlerësimet për frikësim dhe presione ndaj qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë që të votojnë për Listën Serbe.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në mjediset me shumicë serbe, fitues absolut është Lista Serbe, e cila sipas deklaratës së kryetarit të këtij subjekti politik, Goran Rakiq, ka marrë 98 për qind të votave në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Lista Serbe, e cila vepron me mbështetjen e Beogradit zyrtar, po ashtu, deri më tash, ka qenë dhe është në pushtet në komunat me shumicë serbe në Kosovë. /REL

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Daçiç: Vendimi i fundit i Kosovës është më i keq sesa masa 100% për mallrat

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, ka reaguar pas vendimit që u mor mbrëmë nga qeveria në detyrë e Kosovës. Kjo e fundit...

Ulet numri i rasteve të reja, bilanci i 24 orëve të fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë konfirmuar 15 raste të reja me koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit. Prej tyre, 11 raste janë...

Temperaturat e larta/ Ekspertët paralajmërojnë: Britania do bëhet më e nxehtë se Maroku

Mediat britanike shkruajnë se Mbretëria e Bashkuar po përjeton temperatura më të larta se Maroku. Sipas The Sun, vendi po përjeton majin më të...

Lezhë/ Sekuestrohen lëndë narkotike dhe mijëra euro, arrestohen 4 persona

Katër persona janë arrestuar në Lezhë, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike. Policia kishte marrë informacion se në një automjet po transportohej lëndë narkotike...

Kriza ekonomike pas pandemisë/ Basha takim me Dhomën e Tregtisë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë për të folur për krizën ekonomike pas koronavirusit...
WhatsApp KONTAKTO TT