Kryesore

Kryemadhi nxjerr fakte tronditëse: Tahiri më ka përgjuar, Rama tani po përgjon opozitën


               Publikuar në : 21:36 - 09/10/19 M. S

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka zbuluar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në ‘SYRI TV’, se ajo ka qenë nën përgjim nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, po kështu edhe nga kryeministri Rama.

Kryemadhi ka treguar se pajisja e përgjimit IMSI-catcher që është përdorur për përgjime në Tiranë, është futur me anë të Drejtorisë së Burgjeve. Më tej, Saimir Tahiri e përdori për përgjime. Ajo tha se ka rënë viktimë e përgjimeve, por nuk e ka problem këtë pjesë.

“Ju e dini shumë mirë që aparatura e përgjimit, hyri nëpërmjet Drejtorisë së Burgjeve, që e përdori Saimir Tahiri.

Kështu që unë nuk kisha asnjë informacion që të përgjoja as drogaxhinjtë, as trafikantët, as politikanët.

Përkundrazi, kam qenë viktimë e përgjimit”, tha Kryemadhi.

Jeni përgjuar nga z. Tahiri?

Nga z. Tahiri, nga ai tjetri i SHIK-ut, Rama. Nuk e kam problem fare unë atë historinë e përgjimit, biles më mirë. Se ajo të mban edhe në tempus”, deklaroi Kryemadhi.

E pyetur nga gazetari Koka, nëse edhe ajo ka rënë viktimë e përgjimeve, Kryemadhi e ka pranuar që ‘po’, ndërsa shtoi se edhe tani po bëhen përgjime.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT