Monika Kryemadhi garoi në zgjedhjet e brendshme të partisë, që u mbajtën pa një rival. Nga rezultatet e administruara kanë votuar 44.413 anëtarë, nga të cilët 42.807 votuan pro kandidatit për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
Sot në një deklaratë për mediat, ajo tha se kjo forcë do të ketë dyert e hapura për këdo.
“E mora drejtimin e LSI-së, në një kohë të vështirë kur sapo kishim dalë në opozitë. Do kemi një parti të hapur për të rinjtë dhe të rejat.
I ftoj të jenë pjesë e LSI-së, që të jenë politikbërës. Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë. T’i imponohemi politikës që të përfshihen të rinjtë dhe të rejat”, tha Kryemadhi.