Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Kriza e koronavirusit, rritet me 37% numri i të papunëve në Shqipëri

5 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kriza e koronavirusit, rritet me 37% numri i të papunëve në Shqipëri

Frenimi i aktivitetit ekonomik për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19 po jep pasoja të dukshme te punësimi. Qindra ndërmarrje po heqin nga skema e sigurimeve punonjësit e tyre, ose po mbyllin aktivitetet, duke rrezikuar shtimin e ndjeshëm të numrit të të papunëve në vend.

Drejtoresha e tatimeve, Delina Ibrahimi tha në intervistë për “Monitor Ekonomi” se deri tani janë larguar nga skema e sigurimeve shoqërore 61 mijë punonjës. “Ne kemi bërë një kalkulim të përgjithshëm të atyre që kanë dalë nga skema e sigurimeve shoqërore, të cilët do të mbështeten nga paketat.

Deri në datën 10 prill ky numër ka qenë rreth 57 mijë, janë njerëz të cilët kanë përfituar ose nga paketa e parë, pasi ajo mbështeste jo vetëm të punësuarit aktualë, por edhe të punësuarit e larguar nga skema për shkak të COVID-19, por do të mbështeten edhe nga paketa e dytë gjerësisht.

Ndërkohë pas datës 10 prill, ku janë të punësuar që nuk mbulohen nga skema e mbështetjes që ka pëgatitur qeveria, dhe nga kalkulimet janë 4 mijë të larguar”.

Sa rritet numri i të papunëve

Sipas INSTAT, në fund të 2019-s, në sektorin privat jo bujqësor ishin gjithsej të punësuar 515 mijë persona, ndërsa që kur fillloi kriza e Covid-19 janë larguar 61 mijë persona, duke bërë që numri i të punësuarve zyrtarisht të bjerë me 12%.

Ata që kanë dalë nga skema e sigurimeve i janë shtuar numrit të të papunëve në vend.

Sipas të dhënave të INSTAT, që i referohen Anketës së Forcave të Punës, në fund të vitit 2019 në vend kishte rreth 160 mijë të papunë. Duke i shtuar dhe 61 mijë personat që kanë dalë nga skema, numri i të papunëve deri në 20 prill ka arritur 221 mijë, me një rritje prej 37%, në krahasim me fundin e 2019-s.

Janë dhe me dhjetëra punonjës në biznesin e vogël, që dolëm automatikisht pa punë për shkak të mbylljes së bizneseve në bazë të një liste të Ministrisë së Shëndetësisë, që ndaloi aktivitetet e tregtimit me pakicë, përveç atyre ushqimore, shërbimeve si dhe baret e restorantet.

Numri i tyre vlerësohet në rreth 60 mijë dhe ata janë përfitues të ndihmës financiare prej 26 mijë lekësh për tre muaj.

Pjesa më e madhe e aktiviteteve po hapet gradualisht dhe për momentin të mbyllura janë vetëm 35 prej tyre, kryesisht baret e restorantet (përveç shërbimit delivery), shërbimet për fytyrën e trupin etj.

Por, edhe në aktivitetet e hapura, konsumi pritet të jetë minimal, duke rrezikuar falimentin e tyre dhe shtimin e radhëve të të papunëve. /monitor.al

Tags: COVID-19koronavirusshqiperitë papunë

TË LIDHURA

Transportonte mallra të kontrabanduara me vlerë 40 mijë euro, vihet në pranga shoferi në Tiranë
Aktualitet

Transportonte mallra të kontrabanduara me vlerë 40 mijë euro, vihet në pranga shoferi në Tiranë

13:31 | 12/07/2025
Hapi dyert e ambasadës më 2 korrik 1990 për shqiptarët, shuhet ish-ambasadori gjerman në Tiranë
Aktualitet

Hapi dyert e ambasadës më 2 korrik 1990 për shqiptarët, shuhet ish-ambasadori gjerman në Tiranë

13:19 | 12/07/2025
Gjykata caktoi sot masën e arrestit me burg, identifikohen 8 të arrestuarit nga SPAK pjesë e grupit kriminal
Aktualitet

Gjykata caktoi sot masën e arrestit me burg, identifikohen 8 të arrestuarit nga SPAK pjesë e grupit kriminal

13:02 | 12/07/2025
Next Post
COVID-19/ Çfarë po fsheh Pekini vallë

COVID-19/ Çfarë po fsheh Pekini vallë

Masat kundër COVID-19/ Sa do të jetë distanca e sigurisë në plazhe dhe restorante

Masat kundër COVID-19/ Sa do të jetë distanca e sigurisë në plazhe dhe restorante

Dje sapo kishin rihapur biznesin, vëllezërit Haxhia u qëlluan nga një “Toyota” gri

Dje sapo kishin rihapur biznesin, vëllezërit Haxhia u qëlluan nga një “Toyota” gri

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Transportonte mallra të kontrabanduara me vlerë 40 mijë euro, vihet në pranga shoferi në Tiranë
Aktualitet

Transportonte mallra të kontrabanduara me vlerë 40 mijë euro, vihet në pranga shoferi në Tiranë

by mirseda
13:31 | 12/07/2025
0

Vihet në pranga drejtuesi i një furgoni duke transportuar për te tregu i shumicës mallra të dyshuara...

Hapi dyert e ambasadës më 2 korrik 1990 për shqiptarët, shuhet ish-ambasadori gjerman në Tiranë

Hapi dyert e ambasadës më 2 korrik 1990 për shqiptarët, shuhet ish-ambasadori gjerman në Tiranë

13:19 | 12/07/2025
Gjykata caktoi sot masën e arrestit me burg, identifikohen 8 të arrestuarit nga SPAK pjesë e grupit kriminal

Gjykata caktoi sot masën e arrestit me burg, identifikohen 8 të arrestuarit nga SPAK pjesë e grupit kriminal

13:02 | 12/07/2025
Banorët i vënë flakën hamulloreve, por zjarri del jashtë kontrollit në Fier

Banorët i vënë flakën hamulloreve, por zjarri del jashtë kontrollit në Fier

12:59 | 12/07/2025
Vlorë/ Goditi me mjet prerës një 56-vjeçar, policia arreston agresorin. Rëndojnë dy akuza

Vlorë/ Goditi me mjet prerës një 56-vjeçar, policia arreston agresorin. Rëndojnë dy akuza

12:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com