Prej më shumë se një muaji tashmë koronavirusi ka goditur Shqipërinë ndërkohë janë cënuar shumë aktivitete në vend.
Ministri i Turizmit Blendi Klosi përgjatë një interviste televizive foli për turizmin në kohën e pandemisë dhe rregullat e reja që do të kushtëzojnë të bërit plazh.
Klosi theksoi se pritet që këtë vit të bëjmë plazh, por me një rregullore të re.
“Ka disa masa që po merren. Do ketë një rregullore të re. Do ketë disa kushte në mënyrë që ata që shkojnë për pushime të mos kthehen në vatra infektimi. Por cilat do të jenë këto kushte?
1- Higjiena është parësore. Një ndër gjërat që do ndalohen janë bufetë e hapura. Duhet të kenë hapësira shumë të detajuara. Në tavolinë mos të ketë më shumë se 2-4 persona.
Si fillim të hapen restorantet në natyrë. Çadra nga çadra duhet të ketë distancë 3.5 metra dhe një distancë nga deti.
2- Trajnimi i stafit. Tani duhet që stafi i punës në plazhe të jetë i trajnuar për mënyrën e sjelljes ndaj një situate të tillë”, u shpreh Klosi.