Në vigjilje të Krishtlindjes, kryedemokrati Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët shqiptarë.
Përmes një postimi në “Facebook”, iu uron shqiptarëve begati dhe lumturi kudo që ndodhen. Po ashtu, një urim të veçantë iu ka dedikuar të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.
“Të dashur motra dhe vëllezër besimtarë të krishterë, në vigjilje të Krishtlindjes ju uroj nga zemra: Për shumë vjet gëzuar!
Nje lutje dhe urim të veçantë kam për të gjithë bashkëqytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Ardhtë kjo Natë e Shenjtë plot shpresë dhe bekim për një të nesërme më të mirë. Dua të falenderoj dhe uroj në këtë natë besimtarët dhe shërbëtorët e Zotit, që me përkushtimin e tyre ndihmojnë për lehtësimin e dhimbjeve dhe vuajtjeve, duke e kthyer shtëpinë e Zotit në strehë për çdo shqiptar në nevojë.
Uroj nga zemra të gjithë shqiptarët, kudo ku janë, Zoti e ndriçoftë rrugën drejt begatisë dhe bashkimit tonë si një familje e madhe për të mirën dhe mbarësinë e çdo shqiptari. Për shumë vjet Gëzuar Krishtlindjen! Zoti e bekoftë Shqipërinë”, thuhet në mesazhin e Bashës.