Ish-presidenti i Këshillit Europian, tani kreu i PPE-së Donald Tusk përgjatë një interviste për “The Guardian” është shprehur se mos nisja e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të prodhojë destabilitet të brendshëm brenda kontinentit.
“Mendoj se ishte një gabim i madh strategjik dhe politik për të thënë “JO” pas aq shumë angazhimesh e sakrificash, veçanërisht në Shkup. Evropa do të jetë më pak e sigurt për shkak të vendimit, duke shkaktuar jehonë argumentesh në rajon se pasiguria për një të ardhme evropiane mund të shkaktojë destabilitet”, tha Donald Tusk.