E shtunë, 27 Shkurt, 2021
4 C
Tirana

Njihuni me 84-vjeçarin që u shpëtoi dy tërmeteve shkatërrues

Hile Zefi 84 vjeç është kthyer në heroin e ditës sot, pasi mësohet se u ka mbijetuar dy tërmeteve të fuqishme në jetën e tij, atij të vitit 1979 në 15 prill në Shkodër dhe atij të këtij viti më 26 nëntor me magnitudë 6.4.

Pas tërmetit në Shkodër Zefi u zhvendos fillimisht në Laç e pastaj në Durrës: “Pas asaj dite erdha të jetoja në Laç pastaj erdha në Durrës, kam 21 vjet këtu derisa më 26 na erdhi tërmeti i dytë. Na zuri në një orë që nuk ishim as në gjumë, as zgjuar, tani jemi vendosur te kisha bashkë me gruan djalin nipin e nusen”. Zefi tregon për “Top Channel” se 26 nëntori e tronditi shumë atë dhe familjen e tij: “Ajo ditë na tronditi shumë dhe dolëm jashtë”.

“Me thënë të drejtën komuna na është gjendur në çdo minutë, ekspertët thanë se kjo banesë ka vetëm restaurim, tani se çfarë do ndodhë nuk e dimë, sepse na thanë do ta shohim mirë mos ka lëvizje. Për momentin janë tre familje që jetojnë brenda tani në pallat”, tha ia.
/Top Channel

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Studimi: Një dozë e vetme e vaksinës së Pfizerit ul transmetimin e virusit

Tre studime të reja britanike tregojnë se vaksina kundër COVID-19-s e kompanive Pfizer-BioNTech, e cila merret me dy doza, zvogëlon transmetimin e virusit pas...

Sa ndihmojnë vaksinat kineze për rritjen e influencës së Pekinit në Ballkan?

Në një kohë kur shumë vende kanë vështirësi për të siguruar doza të mjaftueshme vaksinash për koronavirusin, Kina ka shtuar përpjekjet për të shpërndarë...

Koronavirusi, Tomini: Dy fëmijë ndodhen në terapi intensive

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka folur për situatën me Covid-19 në spitalet që trajtojnë koronavirusin në vendin tonë. Në një lidhje direkte me...

Epidemiologu Alimehmeti: Të saktësohen sa teste e tampone bëhen në ditë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur për situtën e pandemisë në vendin tonë, ku është shprehur se është ende herët për të folur për një...

Rakacolli: Të hënën vijnë 15 mijë doza të vaksinës së Pfizer

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se të hënën do të vijnë në Shqipëri 15 mijë doza të vaksinës së Pfizer. Ajo tha në Report...