Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Kosovë/ S’ka konsensus për emrin e presidentit të ri

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kosovë/ S’ka konsensus për emrin e presidentit të ri

Partitë politike në Kosovë nuk ulen as për arritjen e një marrëveshjeje për emrin e presidentit të ri. Për analistët politikë, çështja e emrit të presidentit është vendimtare, nëse vendi do të shkojë në zgjedhje apo jo.

Nuk ka gatishmëri politike për organizimin e një tryeze të thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës LDK, për të diskutuar rreth emrit të presidentit të ri të Kosovës. Të gjitha subjektet politike parlamentare deri tash janë deklaruar se nuk e votojnë kandidatin e njëra-tjetrës për president, ndonëse akoma nuk janë propozuar emra, përveç kandidaturës se vetëshpallur së kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës AAK për president, Ramush Haradinaj. “Ka deklarata dhe këmbëngulje publike se votojnë vetëm kandidatin e tyre për president dhe jo të një subjekti tjetër. Kjo dëshmon se beteja po zhvillohet në media dhe në debate, por se akoma nuk ka gatishmëri për tryezë. Koha po ikën dhe po rrëshqasim në zgjedhje”, është shprehur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas dështimit të organizimit të një tryeze të üërbashkët.
Kosovo Pristina | Parlament des Kosovo stimmt über neue Regierung ab: Albin Kurti

Haradinaj: Zgjidhje në bazë të Kushtetutës

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, tashmë është deklaruar se ofron kandidaturën e tij për president të Kosovës dhe nëse kjo ndodhë, ai thotë se më nuk do të kthehet në partinë që e themeloi pas luftës AAK. “Nuk e shoh si shqetësim këtë për vete, për aspektin politik, por për Kosovën. Kosova i ka energjitë e brendshme për t’i kaluar këto. Aspektet e çështjes së zgjedhjes së Presidentit do t’i zgjidhim në bazë të Kushtetutës. Si aleancë kemi dhënë një opcion që është një marrëveshje politike. Opcion tjetër janë zgjedhjet. Nëse ka mirëkuptim nga palët e mirëpresim nëse jo kuptohet jemi në zgjedhje”, është shprehur Ramush Haradinaj.

Kurti: Presidenti i ri të zgjidhet pasi që të kenë folur qytetarët

Partia më e madhe opozitare lëvizja Vetëvendosja me këmbëngulje kërkon që Kosova të mbajë zgjedhje dhe pas zgjedhjeve atëherë ashtu siç e parasheh kushtetuta në parlament të zgjidhet presidenti i ri. Lideri i kësaj partie Albin Kurti, i cili qeverisi Kosovën vetëm për 50 ditë dhe u rrëzua nga një mocion mosbesimi, thotë se arsye substanciale për të shkuar në zgjedhje është legjitimiteti qytetar për bartësit e institucioneve.

“Është tejet e rëndësishme që presidenti i ri të zgjidhet pasi të kenë folur qytetarët në një proces të ri demokratik zgjedhor. Kjo për arsye se qeveria e tanishme nuk ka legjitimitet dhe Kuvendi i Kosovës është bërë jofunksional. Kur nuk kemi keqqeverisje është mosqeverisje. Kjo qeveri nuk është në gjendje ta drejtojë vendin drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit në BE. Uniteti i korpusit politik vjen pas zgjedhjes së një qeverie me legjitimitet qytetar. Njëherë legjitimitet, pastaj unitet”, thuhet në një deklaratë të Vetëvendosjes.

PDK: Jo president që thellon përçarjen e brendshme

Partia tjetër opozitare Partia Demokratike e Kosovës, lideri i së cilës Kadri Veseli gjendet në Hagë i akuzuar për krime lufte, tash për tash nuk dëshiron të përfshihet shumë në debatin për çështjen e zgjedhjes së presidentit. Kryetari në detyrë i kësaj partie Enver Hoxhaj, i quan të papranueshme “shantazhet”, e subjekteve tjera politike të cilat deklarojnë se nëse nuk ka konsesus për emrin e presidentit vendi shkon në zgjedhje. “PDK nuk do të bëhet palë e një procesi që do të prodhonte një president që thellon përçarjen e brendshme dhe e izolon Kosovën jashtë”, ka deklaruar Enver Hoxhaj.

Kosovo Präsident Vjosa Osmani

Shanse të vogla për konsesus

Por, si shohin analistët politik këtë debat rreth çështjes së zgjedhjes se presidentit? Blerim Burjani, njohës i zhvillimeve politike i tha DW-së, se duke parë inatet e partive politike, gjasat janë të vogla që të ketë një konsesus për emrin e presidentit të ri. “Pak ka shpresë që këto parti do të kenë mundësi të arrijnë konsensus për të zgjedh një president nga radhët e tyre apo të ketë propozime për ndonjë kandidat jo partiak. Pra, gjasat janë të vogla, duke pasur parasysh inatet e mëdha të akumuluara në këtë periudhë kohore qeveritare. VV u shkarkua nga qeveria, ndërsa PDK mbeti pa udhëheqës të saj, dhe në këtë fazë nuk ka guxim individual për konsultime pa kreun e saj partiak që tashmë është i akuzuar nga dhomat e specializuara. Nën anën tjetër LDK nuk është gatshme t’ia falë postin e presidentit Ramush Haradinajt, sepse në fund këtë post e do për vete”, thotë Blerim Burjani. Inatet janë shumë të mëdha dhe vështirë se do të gjendet një konsensus, thekson Burjani.

Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i presidentit pasi ai u akuzua për krime lufte nga Dhomat e Specializuara, me (05.11) ushtruese e detyrës në këtë pozitë sipas kushtetutës u zyrtarizua Vjosa Osmani kryetare e Kuvendit. Kështu parashihet në nenin 90 të kushtetutës së Kosovës, por kjo nuk mund të zgjasë më shumë se gjashtë muaj, dhe nëse partitë politike nuk merren vesh për një emër konsensual, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje për një përbërje të re të kuvendit. Për zgjedhjen e presidentit është e obligueshme që në sallë të jenë më së paku 80 deputetë. Nëse në dy raundet e para dështon zgjedhja e presidentit që kërkon dy të tretat e votave nga 120 deputetë, atëherë në raundin e tretë presidenti mund të zgjidhet me një shumicë të thjeshtë prej 61 votash, por, gjithsesi me një kuorum të obligueshëm prej 80 deputetësh në sallë. /DW

Tags: haradinajkosovekurtipresidenti

TË LIDHURA

Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë
Rajoni

Serbia rrit investimet në mbrojtje, Vuçiç i shqetësuar nga aleanca Shqipëri-Kroaci-Kosovë

14:05 | 14/02/2026
Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë
Rajoni

Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë

13:57 | 13/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Voltana Ademi ia hedh fajin policisë: Pse nuk reaguat dje? Të hapen kamerat

Voltana Ademi ia hedh fajin policisë: Pse nuk reaguat dje? Të hapen kamerat

S’ka alkool në publik, masa strikte për eventet fetare/Merkel shtrëngon masat

S'ka alkool në publik, masa strikte për eventet fetare/Merkel shtrëngon masat

Përndoqi për dy muaj të miturën, pranga 46-vjeçarit

Krujë/ Municion luftarak në banesë, policia kap të rrezikshmin







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026




TË FUNDIT

Australia merr nga Siria 34 shtetas të saj nga kampi Roj, ku kanë qëndruar edhe gra shqiptare
Aktualitet

Australia merr nga Siria 34 shtetas të saj nga kampi Roj, ku kanë qëndruar edhe gra shqiptare

by mirseda
22:25 | 16/02/2026
0

Anëtarë të familjeve të militantëve të dyshuar të Shtetit Islamik, të cilët janë shtetas australianë, hipën në...

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

21:37 | 16/02/2026
Belgjikë, prokuroria kërkon burg përjetë për Franc Çopjan, 33-vjeçari: Po kërkoj vetëm mëshirë

Belgjikë, prokuroria kërkon burg përjetë për Franc Çopjan, 33-vjeçari: Po kërkoj vetëm mëshirë

21:17 | 16/02/2026
U mbajt sot seanca e parë për pezullimin e ‘Diellës’, avokati i Anila Bishës kërkon shtyrje

U mbajt sot seanca e parë për pezullimin e ‘Diellës’, avokati i Anila Bishës kërkon shtyrje

20:59 | 16/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com